19 Prill 2024

Merkel kundër ndihmës financiare për Greqinë

Berlin, 1 Mars - Njëherë për njëherë Greqia nuk do të përfitojë paketë shpëtimi prej vendeve më të pasura të zonës së euros në luftën kundër borxheve të mëdha shtetërore.

Kancelarja gjermane Angela Merkel i përjashtoi energjikisht në televizion ndihmat miliardëshe.

Bashkimi Evropian mund ta ndihmojë qeverinë në Athinë më mirë duke bërë të qartë se Greqia duhet të kryejë detyrat e shtëpisë, theksoi kancelarja në kanalin e parë televiziv gjerman ARD.

Këtë të hënë komisioneri për ekonominë Olli Rehn pritet në Athinë për bisedime mbi krizën financiare. Merkel pret të premten në Berlin kryeministrin grek Jorgos Papandreu.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)