28 Maj 2020

Mehmeti: Sistemi bankar në Kosovë është i qëndrueshëm

Prishtinë, 23 prill - Pas situatës me pandemi në Republikën e Kosovës, Banka Qendrore ka vazhduar funksionimin në shërbim të qytetarëve duke marrë të gjitha masat mbrojtëse të rekomanduara nga IKSHP-ja si dhe Ministria e Shëndetësisë.

Sipas Guvernatorit Fehmi Mehmeti kjo situatë e pandemisë sektorin financiar në Kosovë e ka zënë në gjendje të mirë duke marrë shembull raportin e likuiditetit i cili më 16 mars ka qenë 35% ndërsa sot po ashtu ky raport ka këtë përqindje.

Mehmeti tha për RTK se pranojnë informata bazë prej bankave komerciale, informata këto që i ndajnë bashkë me FMN për funksionalizim sa më të mirë për qytetarët në këtë situatë.

"Sektorin financiar në Kosovë pandemia e ka zënë në një gjendje shumë të mirë, kjo është një përparësi shumë e madhe sa i përket sektorin financiar. Qysh nga dita e parë kur ka fillu pandemia, më 16 mars, ne kemi filluar që të pranojm informata në baza ditore prej bankave komerciale, kemi themeluar edhe komitetin e vazhdimsisë dhe çdo ditë kemi informata, të cilat i ndajm edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar në baza ditore dhe e shohim se kemi një gjendje shumë stabile të likuiditetit. Si shembull po e marrë me të dhënat e fundit që i kemi të sotit, 16 mars raporti i likuiditetit ka qenë 35% po ashtu edhe sot raporti i likuiditetit shënon poashtu 35%, pra kemi gjendje stabile çka është me u vlerësu dhe theksu se vazhdon besueshmëria e plotë e publikut te sektori bankar" tha ai.

Mehmeti tha se kanë marrë masat e duhura duke dezinfektuar të gjitha paratë dhe mundësuar një sistem bankar që funksionon 24 orë në ditë por për shkak të përdorimit të parave në mënyrë të shumëfisht ai rekomandon të shmanget përdorimi i paras kesh dhe pagesat të kryhen me kartela, kjo për shkak të sigurimit të shëndetit të qytetarëve.

"Ne si bankë qendrore kemi marrë masa nga 15 marsi, masat e para, fillimisht ato që janë kërkuar nga Instituti Komëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, nga Ministria e Shëndetësisë sa i përket higjienës të Bankës Qëndrore dhe më pastaj kemi marrë lehtësuese duke pasur parasysh pasojat që pandemia mund të ketë në ekonominë e Kosovës. Një ndër masat që ne kemi marrë, fillimisht ne gjatë kësaj periudhe kemi marrë arrit që të kemi një sistem të pagesave, përfshirë edhe në zonat apo vendet që kanë qenë të izoluara, kemi arritë të bëjmë dezinfektimin e parave mirëpo që gjith konumatorët, përdoruesit e keshit apo ata me kartelë duhet të respektojnë instruksionet e instituteve të shëndetësisë sepse këto para funksionojnë shumë fish dhe nuk i dihet se ku kanë përfunduar. Ajo çka është relevante ta them dhe tju bëjë apel të gjithë atyre që kryejnë pagesa që sa më pak ta përdorin keshin, mund të bëjnë pagesa përmes kartelave dhe formave të tjera elektronike".

Mehmeti tregoi në RTK se po ashtu në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave të Kosovës kanë marrë vendim menjëherë pas shpalljes së pandemisë, për qytetarët që janë afektu nga kriza të kenë mudnësi të shtyerjes së këstit të kredisë për tre muaj, por ky vendim nuk vlen për sektorin publik.

"Në anën tjetër, përpos këtyre dy masave që kemi ndërmarrë ne në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave, nuk është lënë në domenin e bankave, vendimi është i Bankës Qendrore, jemi dakordu me shoqatën e bankave që të kemi një shtyerje të pagesës së kredisë deri më datën 30 prill, gjë që më pastaj në bashkëpunim jemi dakorduar kjo shtyerje të jetë edhe për tre muaj, gjatë kësaj shtyerje interesi i rregullt do të përllogaritet, nuk do të ketë interes ndëshkues, nuk do të ketë prishje të ritingut në regjistrin e kredive dhe ne si bankë qëndrore nuk do të kërkojmë provizione shtesë për këto. Më pastaj interesi i grumbulluar i përllogaritur do të ndahet në muaj në vijim pasi të përfundon pandemia. Dua ta potencoj që nuk është në domenin e bankave, bankat e kanë obligim të gjithë personat fizik dhe juridik të cilët janë afektu prej krizës aktuale duhet të aplikojnë shtyerjen e kësteve të paktën tre muaj, këtu përjashtohen vetëm ata që janë punëtorë në sektorin publik, puntorët e marketeve , farmacive të cilat veçse janë duke punuar ndërkaq ata që janë afektu nga kriza  të gjithëve duhet t'u aprovohet shtyerja e kësteve të pagesës së kredisë".

Guvernatori Mehmeti tha se nëse ndonjëra nga bankat nuk respekton vendimin e BQK-së do të sankionohet ashpër, konform legjislacionit në fuqi, poashtu duke kërkuar nga bankat që të kom kenë rritje të tarifave apo shtrenjtim në kohë të pandemisë.

" Në rast se ndodhë që një prej bankave nuk  e respekton këtë vendim, të cilin jemi dakorduar dhe është vendim i BQK-së, i kemi paralajmëruar bankat që do të kryejm egzaminime vetëm për këtë qështje pra pasi të kryhet pandemia, dhe nëse del që njëra prej bankave nuk respekton me përpikmëri vendimin masat do të jenë konform legjislacionit në fuqi, do të jenë masa shumë të ashpra. Poashtu kemi kërkuar që mos të ketë rritje të tarifave apo shtrenjtim të tarifave në këtë kohë të pandemisë", tha Mehmeti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Maj 2020  - Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, viziton Komunën e Prishtinës. (Objekti i vjetër i Komunës, ora 10:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike në të cilën do të votohet Raporti Vjetor i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, si dhe shpallja e konkursit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit”, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00 -mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Ambasada e Italisë dhe Ushtria Italiane prezantojnë kontributet e tyre për Ministritë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të Administratës Publike në përgjigje të pandemisë globale Covid-19 në Kosovë. (Salla e konferencave të Administratës Qendrore të QKUK-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të diskutohet kërkesa e KOSTT-it për miratimin e Planit të biznesit, propozim rregullorja për rendin dhe qasjen e  mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit, propozim rregullorja për shfrytëzimin e automjeteve të Kuvendit, raporti i shpenzimeve të Kuvendit, shpenzimet e telefonisë mobile dhe reprezentacionit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 12:00)

- Qendra për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës. aktivitetit “KarrieraUP” ku folës do të jetë përfaqësuesi nga kompania farmaceutike “Gentipharm”, Demir Shkodra. (Facebook.com/qzhkunipr, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilën shqyrton raportin për azhurnimet e të dhënave vjetore të Partive Politike, raportin për dorëzimin e raporteve të shpenzimeve vjetore të partive politike, raportin për deklarimin e partive politike për vazhdimin e regjistrimit, etj. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 15:30)

- Një delegacion austriak i kryesuar nga Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme, Alexander Schallenberg do të qëndrojë për vizitë të shkurtër zyrtare në Republikën e Kosovës ku do të pritet nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. (Hapësirat e Terminalit VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ora 15:45)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon protestë. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 17:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, Ministri i Integriemev Evropiane Blerim Reka se bashku me Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme te Austrisë, Alexander Schallenberg dhe Ministren për Evropë e Austrisë, Karoline Edtstadler mbajnë konferencën e përbashkët për media. Aeroporti i Prishtinës, ora 17:00)