20 Prill 2024

Mehmeti në Konferencën e Hulumtimit të Bankes Popullore re Maqedonisë

Prishtinë, 13 prill - Me moton: Rreth një dekade pas krizës - Drejt ciklit të ri global dhe normalizimit të politikës monetare, po zhvillon punimet Konferenca e 7-të Vjetore e Hulumtimit të organizuar nga Banka Popullore e Maqedonisë.

Në këtë Konferencë po marrin pjesë përfaqësues nga institucionet e politikëbërjes dhe bota akademike, me qëllim të vetëm që të mundësojnë një terren për një debat mbi çështjet relevante ekonomike.

Ndërkohë në Panelin e Guvernatorëve në cilësinë e folësve po marrin pjesë përveç Guvernatorit z.Fehmi Mehmeti edhe Guvernatorët e Regjionit si: Maqedonia, Kroacia, Shqipëria si dhe Guvernatori i Bankës së Belgjikës.

Ndër pjesëmarrës janë edhe zyrtarë të lartë të Bankës së Sllovenisë, Polonisë, Çekisë pastaj të institucioneve financiare si; FMN, BERZH dhe nga JVI.

Kjo Konferencë organizohet tashmë tradicionalisht për të shënuar përvjetorin e pavarësisë monetare të vendit.

Tema e këtij viti në këtë Konferencë nxjerr në pah nevojën për të siguruar një përmbledhje të mësimeve që kanë dalë nga kriza si dhe për të përshkruar pasojat dhe nevojat e mundshme për ridizajnimin e politikave dhe për t’i adresuar ato në mënyrë adekuate në mjediset e ndryshme.

Punimet e kësaj Konference po zhvillohen në Ohër të Republikës së Maqedonisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)