28 Mars 2024

Mbyllja e bizneseve pa programin e rimëkëmbjes ekonomie hap drejt falimentimit

Prishtinë, 9 nëntor - Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Shëndetësisë, në përpjekje për ta luftuar pandeminë  të shkaktuar nga COVID -9 e bëri një mbyllje “ kreative “ për shtatë qytete në Kosovë duke i futur në një karantinë të pjesshme dhe duke caktuar orarin dhe profilin e bizneseve që lejohet të punojnë gjatë këtij karantinimi.

Realisht, numri i të infektuarve dhe të vdekurve në Kosovë është rritur shumë por se nuk dallon aspak nga trendet në vendet tjera.

KMDLNj, edhe më heret ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ndërmarrë disa masa kufizuese për të mbajtur nën kontrollë apo parandaluar eskalimin e situatës, gjithnjë  duke marrë parasysh interesin e qytetarëve.

Mbyllja e shtatë qyteteve në Kosovë jo që nuk e arriti qëllimin e pritur por e pati efektin e kundërt, si në rritjen e të infektuarve ashtu edhe të viktimave.

Madje, në raportin e së dieles del se numri i të infektuarve ishte mbi 700 e që, nëse krahasohet me numrin e testuarve del se 50% e të testuarve kanë dalur pozitiv .

Raporti i sotit do ta pasqyron efektin definitiv të karantinimit të shtatë qyteteve në Kosovë e që do të duhej t’iu shërbejë vendimarrësve për hapat që duhet të ndërmerren në të ardhmën.

Gastronomët, që u dëmtuan më së shumti protestuan kundër masave të Qeverisë së Kosovës dhe për këtë përfaqësuesit e tyre u dënuam me nga 500 euro gjobë e që për KMDLNj  ,aq sa është i padrejtë, është edhe kundër çdo logjike aq më parë që Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të ndihmuar bizneset e rrënuara apo që janë në prag të rrënimit .

Mjetet nga Pakoja Emergjente që kohë më parë ishin ndarë nga Qeveria e Kosovës, KMDLNj i konsideron si mjete paliative apo intervenime që u jipen atyre që janë buzë vdekjes, jo për t’i shpëtuar por për t’ua zvogëluar dhembjet para vdekjes së pashmangshme.

Sepse, të mbyllësh bizneset, cilatdo qofshin ato e që paguajnë tatim, pa i përkrahur ato, në fakt është kontribut për falimentimin e tyre, me shumë vende pune të humbura, kriza ekonomike dhe tensione sociale e që pashmangshëm do dhe duhet të çojnë në protesta që duhet të përkrahen nga të gjithë.

Mbi të gjitha është shkelje e të drejtave të njeriut, e drejta për punë, në radhë të parë. Për KMDLNj është krejtësisht e pamoralshme dhe e papranueshme që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e votojnë programin për Rimëkëmbje Ekonomike aq më parë që ata duhet ta përfaqësojnë dhe mbrojnë interesin e qytetarëve (votuesve) pavarësisht subjektit që e përfaqësojnë.

Të bëhen lojëra për përfitime politike në kohën kur pjesa dërrmuese e qytetarëve të Kosovës, në mënyrë galopante po shkojnë drejtë varfërimit të skajshëm nuk ka të bëjë asgjë moralin njerëzorë, në radhë të parë, e pastaj atij politik aq më parë që pagat, shumë të shëndosha për deputetët i marrin nga ata që po varfërohen dhe po bëjnë përpjekje, jo për një jetë më të mirë por për mbijetesë.

Shteti duhet të sigurojë lehtësira për të gjitha bizneset në përpjekje për rimëkëmbjen e tyre sepse nga ato tatime edhe mbushet Buxheti i Kosovës. Serbia psh., deri më tani ka ndarë nga 5 paga për të punësuarit në ndërkohë që Kosova ka ndarë vetëm nga dy paga sikur edhe të gjitha vendet e rajonit.

Nga Pakoja Emergjente është dashur të përfitojnë të gjithë ata që janë atimpagues të rregullt pavarësisht a janë biznese, media, OJQ apo ushtrojnë ndonjë aktivitet tjetër. Pakoja Emergjente ka diskriminuar disa kategori të tatimpaguesve, padrejtësisht.

KMDLNj e kundërshton çfarëdo kufizimi të bizneseve, pa asnjë dallim, nëse Qeveria e Kosovës nuk ofron kompensim të arsyeshëm për humbjet që i pëson biznesi gjatë mbylljes apo kufizimit.

Deri më tani Qeveria e Kosovës nuk e ka bërë këtë dhe në këtë mënyrë po bëhet varrëmihëse e shumicës së bizneseve sikur edhe varfërimin e qytetarëve të Kosovës.

Ndërkaq, sa i përket parave të Trustit të Pensioneve, KMDLNj mendon se ato para janë të qytetarëve të Kosovës që i kanë kursyer e jo të Trustit dhe ata duhet të vendosin se sa para duan t’i tërheqin.

Shuma e lejuar prej 10 % është diskriminuese aq më parë që për paratë e deponuara në Trust qytetarët nuk përfitojnë asgjë, madje as kamatat e ligjshme në ndërkohë që Trusti bënë tregti me parat e qytetarëve në tregjet ndërkombëtare, pa u pyetur fare pronarët e vërtetë të atyre parave e që janë qytetarët e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)