19 Prill 2024

Mbi 94% të investitorëve të huaj që vinë në Kosovë ikën

Prishtinë, 23 korrik - Aleanca Kosovare e Bizneseve ka zhvilluar një studim hulumtues mjaftë interesant në Kosovë ku ne theks të veçantë ka pas investitorët e huaj e sidomos mes atyre që vinë te vizitojnë Kosovën për mundësin e investimeve dhe  atyre që ikën  dhe  ndalen për te investuar në vendin tonë.

z. Agim Shahini, Kryetar i AKB-së tha se një studim i tillë u zhvillua për herë të parë në Kosovë dhe AKB është e kënaqur që arriti të realizoj këtë projekt  me sukses por është e shqetësuar me të gjeturat e këtij studimi hulumtues.

AKB me suksese po arrin në forma të ndryshme të promovojnë Kosovën si mundësi e re për  investim në Ballkanin Perëndimor  por edhe në BE më këtë ne po arrimë që të sjellim ne vizita investitorët në vendin tonë.

Nga viti në vit ka pas përmirësime të dukshme në politika fiskale  por jo të mjaftueshme dhe kjo me së miri dëshmohet me të gjeturat e këtij studimi për te cilat investitorët kanë paraqit vërejtjet e tyre në aspekt legjislativ dhe jo legjislativ. Si do që të jetë  se a me shumë kanë të drejt investitorët qe ankohen  apo institucione e vendit  qe lavdërohen një gjë është e sigurt se Kosova ka pak investitorë të huaj, pak brende te njohura  e me pak korporata  të huaja te fuqishme që përmirëson imazhin ton në të gjitha fushat ekonomike, politike  kulturore e sportive.

Kosova ka shumë pasuri natyrore  e potenciale humane  individual dhe politik e që këto dy të para nuk mund të ecin me hapa të përshpejtuar nëse nuk kanë mbështetje apo interes politik gjë që kjo paraqitet si pengesë  edhe për ecje drejt finalizimit të arritjes së suksesit investiv.

Nga viti 2016/17/18 Kosova është duke u përball me probleme politike siç janë Demarkacioni, Liberalizimi i Vizave, Ushtria e Kosovës, Asociacioni i Komunave serbe dhe Dialogu i drejt për drejt me Serbin duke mos i përmend  problemet e brendshme të politikës që gjithë këto e kanë lën ekonomin si problem sekondar a në fakt problemi primar është zhvillimi  ekonomik i  vendit.

Gjithë kjo ka bërë që investitorët e huaj të vin në Kosovë më shumë si turistë se sa si investitor kurse ne kemi nevojë për te gjithë por jo investitorët të vin njëherë  e  të ikin e mos të vin më as si vizitor apo turistë.

Shahinin potenoi se vitin e kaluar nga të gjithë ata që kanë ardhë për të vizituar Kosovën për mundësi të investimeve vetëm  2% kanë mbet këtu, 4% janë duke i shqyrtuar mundësin kurse 94% janë deklaruar që nuk vinë në Kosovë apo kanë gjete mundësi më të mira në vendet tjera.

Deklarimet e tyre pse nuk vinë në Kosovë janë të ndryshme  por paraqiten në 10 pengesa:

1.      Nuk ka siguri për investime,

2.      Mungon mbështetja institucionale e parimeve biznisore,

3.      Burokracia dhe korrupsioni administrativ,

4.      Kyçja në infrastrukturën fizike të shtrenjta,

5.      Lejet për ndërtim  që  zvarritjet e tyre një e më shume vite me korrupsion,

6.      Ngarkesat fiskale të menjëhershme dhe jo të lira,

7.      Mbështetja financiare e shtrenjtë,

8.      Mos gjetja e partnerëve vendor të besueshëm,

9.      Tregu i vogël

10.  Parcela për të blerë të shtrenjta.

PO, ku kane shkuar këta investitor ata deklarohen ne Serbi 35%,Maqedoni 25% Shqipëri 15% Male te zi 10% BiH  5%   kurse rreth 10% nuk janë deklaruar.

Të gjitha këto tash nuk janë më problem vetëm për investitorët e huaj por edhe atë të vendit ku disa nga këta po dalin jashtë për të zgjeruar aktivitete e tyre dhe mundësitë më të lira për investim.

Suat Berisha, Nënkryetarë i AKB-së tha se Kosova ka disa ligje të mira por jo te zbatueshme duke u referuar në Ligji për Investime Strategjike i cili Kosovës deri tash nuk i ka sjell asgjë dhe si pasoje e  saj shumë investitor siç u ceken me lart kanë ikur ne vende te tjera te regjionit.

Ndërsa z. Bashkim Osmani, Nënkryetarë i AKB-së tha se  Kosova duhet të ndryshoj qasjen ndaj të gjithë investitorëve dhe gjej mënyra ti josh ata për ndryshe gjërat mund të keqësohen edhe më shumë kurse mundësitë janë që Kosova të jetë Lider në Ballkan sepse disa vende të regjionit po ofrojnë subvencione për punëtorë e rinj deri në tri vite.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)