29 Mars 2024

Mbi 36 milionë amerikanë kanë humbur vendet e punës gjatë pandemisë

Washington, 15 maj - Departamenti i Punës i SHBA-së njoftoi se gati tre milionë amerikanë të tjerë janë paraqitur për beneficione të papunësisë javën e kaluar pasi koronavirusi ka vazhduar të dëmtojë ekonominë e vendit.

Afro 2,98 milionë aplikime për beneficione të papunësisë janë parashtruar në SHBA, që përbën një rënie për 195.000 kërkesa krahasuar me një javë më parë. Shifra ka rënë nën tre milion për herë të parë që nga mesi i marsit.

Totali tetëjavor i amerikanëve që kanë humbur vendet e punës gjatë pandemisë tani ka arritur në 36,5 milionë, që është humbja më e madhe në historinë e SHBA-së deri më tani.

Shumë biznese janë mbyllur ose kanë zvogëluar në masë të madhe operacionet pasi shtetet po zbatojnë masën e izolimit dhe kanë ndaluar veprimtaritë për të gjithë bizneset thelbësore. Shumica e sistemeve shkollore kanë ndërprerë në mënyrë të ngjashme funksionimin.

Ndërsa shtetet po fillojnë procesin e rihapjes, siç favorizohet nga presidenti amerikan Donald Trump, shumë ekspertë dhe politikanë vazhdojnë të ngrenë shqetësime se rihapja e parakohshme mund të çojë në një ringjallje të virusit.

SHBA mbetet vendi më i goditur nga pandemia me mbi 1,4 milionë raste dhe më shumë se 85 mijë të vdekur nga COVID-19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)