16 Prill 2024

Mbahet Forumi i Biznesit 2018, Kosovë-Arabi Saudite

Prishtinë, 30 prill - Sot u mbajt Forumi i Biznesit 2018, Kosovë-Arabi Saudite i organizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Klubin e Prodhuesve të Kosovës dhe Odën Ekonomike të Kosovës.

Pjesëmarrës në këtë forum ishin përfaqësues të odave ekonomike të Arabisë Saudite dhe një numër i konsiderueshëm biznesmenësh të cilët shqyrtuan mundësinë e sjelljes së investimeve të huaja në Kosovë dhe krijimin e një mjedisi më të përshtatshëm e të bërit biznes në Kosovë, si dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik me Arabinë Saudite. Pjesë e forumit ishin diskutimet rreth ligjit  për Investime Strategjike dhe tema tjera në lidhje me zhvillimin ekonomik.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, z. Enver Hoxhaj falënderoi përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Arabisë për vizitën dhe theksoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale në mes të dy vendeve, ku Mbretëria e Arabisë Saudite është një ndër vendet e para që kanë njohur pavarësinë dhe kanë përkrahës shtetësinë e Kosovës. Z.Hoxhaj shtoi që përpjekja e Qeverisë së Kosovës është hapja e ekonomisë së Kosovës ndaj botës, si vend që ka një stabilitet politik, makroekonomik dhe stabilitet fiskal. Indikatori më i mirë i zhvillimit ekonomik të Kosovës është matja e fundit nga Banka Botërore, ku Kosova ka një rritje prej 4.5 përqind. Zëvendëskryeministri Hoxhaj ftoi të pranishmit që të prezantohen dhe të krijojnë ura të mundshme bashkëpunimi.

Khalid Abdulrahman AL Othman, kryetar i Saudi Mubadara Developmen co. - falënderoi Qeverinë dhe popullin e Kosovës për mikpritje dhe shprehu dëshirën që ky takim të jetë një rast i mirë i bashkëpunimit në mes të dy vendeve. Ai tregoi që Mbretëria e Arabisë Saudite është e interesuar të bashkëpunoj me vendet e rajonit dhe se Ballkanin Perëndimor e sheh si një investim të rëndësishëm strategji. Po ashtu, XXX shprehu që interesim që ky bashkëpunim të vazhdoj ky bashkëpunim, pasi që vendi prej nga vjen ka një program investimi dhe zhvillimi për rajonin deri në vitin 2030. Fushat e investimit që parashihen në këtë program janë investimet në energji, sidomos në atë solare dhe të ripërtërishme, po ashtu investime në bujqësi, fushën e prodhimit në industri dhe teknologji, si dhe në turizëm.

Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, tregoi se çka e bënë Kosovën një vend shumë atraktiv për investime, duke shprehur që Kosova është një vend i vogël por me një potencial shumë të madh. Një rëndësi dhe karakteristikë e veçantë e Kosovës është popullsia e re dhe një ndërmarrësit shumë aktiv të cilët janë gjithnjë në kërkim të zhvillimit ekonomik të vendit. Sipas Panxhës, potencialin e Kosovës e shtojnë edhe ligjet dhe politikat e favorshme fiskale. “Kosova është një vend që siguron profit. Përveç të tjerave, produktet e Kosovës kanë potencial dhe eksportohen edhe në vendet e Evropës me kualitet shumë të lartë. Kosova mund të shërbejë edhe si bazë për të eksportuar pasi që ka marrëveshje të shumta me BE-në që mundësojnë edhe qasje në tregun evropian. Duke mos e lënë anash edhe potencialin në teknologji dhe bukuritë natyrore që e bëjnë vend shumë atraktiv për investime në turizëm”.

Përfaqësuesi i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, shprehu interesimin e bashkëpunimit me biznesmenët arab, si partner strategjik dhe shumë të fuqishëm.  Ai shprehu që Kosova është e hapur ndaj partneritetit, duke theksuar kulturën dhe ekonominë e zhvillimit të hapur për të ndërtuar partneritete afatgjata.

Ministri Hamza, tregoi që Kosova është një vend i ri por me ambicie të mëdha për zhvillim ekonomik. Ministri tregoi që kapitali human, është një ndër aspektet më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të cilën Kosova e posedon. Ai tregoi që Kosova është një ndër vendet që ka ndërmarr reforma të mëdha, dhe sipas raportit e të bërit biznes, renditet si vendi i 40-të, i cili është sukses i konsiderueshëm kur e krahason me vitet e mëparshme.

Ai shprehu që Qeveria e Kosovës ka ndërtuar një politikë fiskale e cila është në përkrahje të sektorit privat dhe e favorshme për krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm ekonomik.

Ndërsa, Ministri i Zhvillimit Ekonomik - z.Lluka, tregoi që në Kosovë janë diku rreth 300 milion euro investime të huaja në vend brenda vitit, të cilat kryesisht vijnë nga Gjermania, Zvicra dhe Turqia. Ai shprehu që legjislacioni i Kosovës, sidomos ligji për Investime të Huaja, i cili garanton investimet e huaja, dhe Ligji për Investime Strategjike, që mundëson negociata direkte për investime, janë dy ligje që sigurojnë potencial për investime ekonomike. Po ashtu, edhe marrëveshje me shumta ndërshtetërore për mbrojte të investimeve.
​
Po ashtu, në kuadër të forumit, u mbajt edhe takimi B2B me biznesmenë të ndryshëm të ardhur nga Arabia Saudite dhe biznesmenëve kosovar, për të krijuar mundësinë për bashkëpunime të mundshme dhe krijimin e mundësive për investime në vendin tonë.

 

 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)