23 Nëntor 2017

MAShT dhe MPMS bashkëpunojnë për përmirësimin e punësimit të të rinjve

Prishtinë, 10 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica lansuan projektin “Rinia, Punësimi dhe Aftësimi  & Arsimi Profesional në Kosovë“ të financuar nga Ministria e Federatës Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), nga Ambasada Gjermane dhe nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit - GIZ GmbH.

Qëllimi i Programit YES, është përmirësimi i punësimit dhe ngritjes së shkathtësive të të rinjve në Kosovë, përmes avancimit të arsimit profesional.

Ministri Bytyqi është shprehur i kënaqur me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes në mes të MAShT, MPMS dhe GIZ, si tre partnerë të rëndësishëm, të cilët janë të përkushtuar për rritje të cilësisë së edukimit dhe punësimin e të rinjve në Kosovë.

“Projekti YES do të kontribuojë në ngritjen e shkathtësive të të rinjëve tanë, por gjithsesi edhe në ofrimin e mundësive të punësimit në tregun e brendshëm dhe të jashtëm. Shpreh gatishmërinë e MAShT që ky projekt të vazhdojë tutje dhe të arrijë qëllimet për të cilat edhe po nënshkruhet Marrëveshja. Jam i gatshëm që të ofrojmë të gjitha kapacitetet tona, të cilat kërkohen në këtë drejtim”, është shprehur Ministri.

Ministri Bytyqi po ashtu ka falënderuar MPMS dhe GIZ-in, për përkushtimin e tyre të përbashkët në vendosmërinë për të bërë ndryshime pozitive në fushën e arsimit profesional dhe punësimin sa më të lehtë të kuadrove të reja.

Ministri Bytyqi, po ashtu ka thënë se, GIZ- i është partner i rëndësishëm në të gjitha projektet e Ministrisë së Arsimit.

Për mbështetjen e Qeverisë Gjermane në forcimin e kapaciteteve të të dy Ministrive dhe të Agjencive në implementimin e iniciativave kyçe për Agjendën e Reformës Europiane për Kosovën kanë folur edhe ministri i MPMS-së, Skender Reçica, sekretarja e Parë dhe kryesuesja e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit të Ambasadës Gjermane, Anja Becky dhe drejtori i GIZ, James Macbeth Forbes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Nëntor 2017 - Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën për Energjinë e Ripërtëritshme në Sektorin e Prodhimit. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Save the Children në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Technologjisë, organizojnë konferencën rajonale "Investimi në Kujdesin dhe Zhvillimin gjatë Fëmijërisë së Hershme: Faktet, Mundësitë dhe Sfidat". (Hotel International, rrugës për Lipjan, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë do të mbajë ligjëratë në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan për qeverisjen e mirë. (Objekti i Univesitetit të Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 143 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 11:30)

- Joni Sefedini, nxënëse në klasën e tretë në Shkollën fillore “Nazim Gafurri” në Prishtinë, promovon librin e dytë të tij me titull “Dy arinj të humbur” dhe hapet ekspozita me piktura të tij. (Shkolla fillore “Nazim Gafurri”, ora 12:00)

- Me rastin e 17-vjetorit të vrasjes së veprimtarit, Xhemail Mustafa, Kryetari i LDK-se, Akademik Isa Mustafa me anëtarët e Kryesisë së LDK-së, do të bëjnë homazhe tek varri i tij. (Fshati Gllamnik në Podujevë, ora 13:00)

- Forumi për Iniciativa Qytetare organizon Konferencën “Volunteers in Action” përmes së cilës synohet vetëdijesimi i të rinjve mbi rëndësinë e filantropisë dhe punës vullnetare. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 14:00)

- Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse Ekaterina Trendafilova së bashku me Administratoren e Dhomave të Specializuara, dr. Fidelma Donlon, do të takohen me përfaqësues të shoqërisë civile zyrtarë të qeverisë si dhe me organizata vendore e ndërkombëtare për të diskutuar veprimtarinë e Dhomave të Specializuar.  (Hotel Garden n lagjen Kalabria, ora 14:30)

- Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa me Nenkryetarin e LDK-së, z. Lutfi Haziri, do të mbajnë konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, kompleksi "Qafa", ora 15:00)

- Hapet ekspozita e artistes znj. Emiranda Beka. (Galeria e Ministrisë së Kulturës së Kosovës, ora 19:00)