24 Gusht 2017

Masat e marra nga BE frenojnë krizën financiare

Bruksel, 10 gusht - Komisioni Europian vlerëson pozitivisht masat e Unionit në përballimin e krizës financiare globale.

Qëndrimi u bë i ditur në një raport të publikuar të mërkurën nga Brukseli, sipas të cilit, masat e përshtatshme të marra nga Bashkimi Europian kanë vënë në kontroll përhapjen dhe zhvillimin e krizës financiare dhe si rezultat, ekonomia e bllokut ka realizuar rritje për 5 vjet rradhazi.

Sipas raportit, pavarësisht se kriza financiare e shpërthyer 10 vjet më parë nuk buroi nga Europa, ajo ndikoi rëndë kontinentin europian, duke shkaktuar recesionin më të madh ekonomik në 60 vjetët e fundit.

Institucionet europiane dhe vendet anëtare kanë marrë masat e duhura për të frenuar përhapjen e krizës dhe në 5 vitet e fundit ekonomia e BE-së ka ruajtur rritje të vazhdueshme, përqindja e papunësisë është ulur në nivelin më të ulët që nga viti 2008, kapacitetet bankare janë forcuar dhe investimet e jashtme janë shtuar gradualisht.

Lidhur me këtë, zv.Kryetari i Komisionit Europian Valdis Dombrovskis tha se BE-ja duhet të përparojë në bazë të rezultateve aktuale, duke thelluar reformat ekonomike, kultivuar gjithpërfshirjen dhe forcën ekonomike për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm të sistemit financiar publik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Gusht 2017

- Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme me përkrahjen dhe asistencë nga KFOR-i do të zhvillojnë ushtrimin fushor “MASCAL”, me skenar rrëzimin e një aeroplani komercial, ku si pasoj ka lëndime në masë. (Aeroporti i Gjakovës, ora 9:00)

- Kryesia e OVL UÇK-së mbanë mbledhjen e radhës, e cila do të jetë e hapur edhe për media. (Selia e OVL UÇK-së, ora 13:00)

-  Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës ku do te behët zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)