18 Prill 2024

Markat në Kosovë me vlerën më të mirë për paratë e shpenzuara

Prishtinë, 14 mars - Me synimin për të thjeshtuar kërkimin për mallrat dhe shërbimet më të mira me çmimet më konkurruese në tregun kosovar, organizata ndërkombëtare ICERTIAS ka kryer një studim të ri tregu Best Buy Award 2019/2020.

Kosovarët u anketuan në rreth 45 kategori të ndryshme ekonomike dhe jo-ekonomike nga sektorë të ndryshëm ku përfshihej sektori ushqimor, kozmetika, elektroshtëpiaket, telekomunikacioni dhe financa.

Me anë të pyetjeve me përgjigje të hapur, me anë të sondazhit ICERTIAS Best Buy Award u anketuan konsumatorët në Kosovë për të treguar se cilat produkte dhe shërbime ata besonin se paraqitnin vlerën më të mirë për paratë e shpenzuara.

Mes fituesve të studimit të pavarur të tregut nga  Best Buy Award 2019/2020 ishin: IPKO Telecommunications në kategorinë e shërbimit të televizionit dixhital, telefonisë celulare, dhe internetit broadband; Albi Mall në kategorinë e qendrave tregtare, Viva Fresh Store në kategorinë e rrjeteve të supermarketeve; HIB në kategorinë e pompave të karburantit; Ujë Kllokoti në kategorinë e ujit të gazuar; Ciao Berto në kategorinë e rrjeteve të dyqaneve për pajisje kuzhine dhe pajisje elektroshtëpiake; Rugove në kategorinë e prodhuesve të djathit dhe Divella në kategorinë e makaronave.

Disa nga fituesit e kategorive të tjera janë: Albred (çaj bimor), Red Rain (pije energjike), Thomy (majonezë), Ducato di Mantova (oriz), Milka (çokollatë), Frutti (lëng frutash); Vita (qumësht); Fibula (agjenci udhëtimi); Panda (akullore), Prince (kafe e menjëhershme), Colgate (pastë dhëmbësh); Lenor (zbutës rrobash); TEB (bankë), Gama (zinxhir dyqanesh me pajisje të teknologjisë së lartë), Opel (makinë familjare) dhe Sigma (kompani siguracioni).

Medalja blu Best Buy Award ndihmon klientët gjatë procesit të blerjes duke lehtësuar kërkimin për produktet dhe shërbimet në tregun e tyre vendës të cilat klientët i kanë konfirmuar tashmë si raporti më i mirë çmim-cilësi (vlera më e mirë për paratë e shpenzuara) bazuar në eksperiencën e tyre. 

Kur të shkoni herës tjetër, kërkoni medaljen blu Best Buy Award dhe provoni produktet e shërbimet që klientët e tjerë i kanë njohur si raporti çmim-cilësi më i mirë në treg.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)