24 Prill 2024

MAPL vlerësohet lartë për kontrollin dhe llogaridhënien në menaxhimin financiar

Prishtinë, 1 korrik - Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar “Raportin vjetor të auditimit të përgatitur nga kompania ndërkombëtare audituese "Deloitte", ku MAPL vlerësohet për shkallën e lartë të kontrollit dhe llogaridhënies në procesin e menaxhimit financiar të financave publike, si dhe adresimin e rekomandimeve.

Raporti i auditimit vlerëson MAPL-në si institucion që ka vendosur kontrolle të shëndosha në raport me detyrimet e saj, ku menaxhimi dhe kontrolli financiar kanë dëshmuar një proces të mirë shqyrtimi dhe një siguri të legjislacionit dhe proceseve tjera të kontrollit.

MAPL për vitin 2017, nuk ka marrë asnjë rekomandim në Pasqyrat financiare vjetore; Pagat dhe mëditjet; Mallrat dhe shërbimet; Shërbimet komunale; Investimet kapitale; Menaxhimi i resurseve njerëzore; Subvencionet dhe transferet; Obligimet e papaguara dhe sistemi i auditimit të brendshëm.

Raporti vjetori i auditimit për MAP-në, po ashtu ka vlerësuar progresin e arritur për implementimin e rekomandimeve të auditimit.

Nga një vlerësim për tre vite: 2015, 2016 dhe 2017, raporti gjen se është bërë progres në implementimin e të gjitha rekomandimeve.

Nga 10 rekomandime në total të dhënë në vitin 2015, në vitin 2017 janë zbatuar plotësisht 6 prej tyre dhe 4 janë adresuar dhe janë në proces të zbatimit.

MAPL mbetet e përkushtuar në adresimin e të gjitha të gjeturave dhe zbatimin e të gjitha rekomandimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)