28 Mars 2024

Makolli mori pjesë në punimet e Konferencës ‘Barazi përmes lejes prindërore

Prishtinë, 19 dhjetor - Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli, mori pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) me temën,   ''Ndryshimi i paradigmës, barazi përmes lejes prindërore''.

Në këtë konferencë janë trajtuar politikat aktuale vendore në kujdesin prindëror ndaj fëmijës dhe koordinimi i jetës profesionale dhe asaj private, në zhvillimin kualitativ psikosocial të fëmijëve.

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli, me këtë rast tha se në jetën e njeriut të sotëm janë bërë ndryshime të mëdha duke avancuar kualitetin e të jetuarit, por tani është imediate që të ndërrojë edhe paradigma shoqërore, sa i përket ndarjes së roleve të barabarta në formimin dhe edukimin e brezave të rinj.

Makolli ka shtuar se ” leja prindërore” si koncept është e përfshirë edhe në Ligjin aktual të Punës, por aplikimi nuk është ende i kënaqshëm. 

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me faktorët tjerë relevant, është duke përgatitur Ligjin e ri të punës, në harmoni me legjislacionin e BE-së, në veçanti pjesën e ‘lejes prindërore’, në të cilin do të përfshihet koncepti i pushimit prindëror, analog me normativat ligjore të BE-së.

Sipas planeve dhe dinamikës së punës së Qeverisë, ky ligj do të aprovohet në fund të qershorit 2018”, tha zëvendësministri Makolli. 

Ai ka shtuar se nuk mjafton vetëm pjesa normative e shkruar, por për zhvillimin e personalitetit të fëmijës, paralelisht me  shërbimet shëndetësore dhe arsimimin, është më se e nevojshme një atmosferë harmonie, mirëkuptimi e lumturie edhe nga prindërit.

Të gjeturat e prezantuara nga Instituti D4D, tregojnë se në Kosovë, përveç  disproporcionalitetit  në punësim mes grave dhe burrave, ndarja e obligimeve prindërore është ende e ndikuar shumë edhe nga paradigma shoqërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)