20 Prill 2024

Lufta kundër pastrimit të parave element kryesor në luftimin e korrupsionit

Prishtinë, 12 dhjetor - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ju organizon konferencën për media që me temë “Lufta kundër pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme: Ku qëndron Kosova?”.

Lufta kundër pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme janë elemente kryesore në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Prandaj, përkushtimi dhe fokusi i institucioneve të sistemit të drejtësisë në Kosovë duhet të jetë në trajtimin sa më efikas të kësaj dukurie.

Mungesa e konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme, kryesisht përmes pastrimit të parave tregon mungesën e profesionalizmit gjatë trajtimit të këtyre rasteve nga ana e  Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PRSK) dhe gjykatave në Kosovë.

Në këtë konferencë, GLPS do shpalos të gjeturat e analizës të titulluar “Lufta kundër pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërlgjshme: Një relfektim i gjendjes aktuale“.

Të gjeturat e analizës do të fokusohen në disa nga mangësitë e PRSK-së dhe gjykatave në trajtimin e rasteve të pastrimit të parasë në Kosovë.

Për më tepër, kjo analizë trajton edhe praktikat e ndjekura deri më tash nga këto dy institucione dhe trajton mundësinë e ndryshimit të legjislacionit lidhur me kompetencën e hetimit të këtyre rasteve.

Poashtu, GLPS do të ofrojë një sërë rekomandimesh lidhur me përmirësimin e situatës aktuale të ndjekjes dhe gjykimit të veprës penale të pastrimit të parave

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)