04 Gusht 2020

Lufta kundër korrupsionit është parakushte për zhvillimin ekonomik

Prishtinë, 7 korrik - Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, priti sot drejtorin e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit Shaip Havollin. Në takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim të rritjes së transparencës, llogaridhënies dhe luftimit të korrupsionit.

Ministrja Bajrami e njoftoi Drejtorin Havolli me programin e Qeverisë së Kosovës, dhe theksoi se programi përfshin masat dhe parimet bazë të qeverisjes transparente, mënjanimit të konfliktit të interesit, forcimit të mekanizmave të kontrollit me qëllim të luftimit të korrupsionit në vendin tonë.

Bajrami shtoi se qeverisja transparente dhe lufta kundër korrupsionit janë parakushte për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Nga ana e tij, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit Shaip Havolli, theksoi se bashkëpunimi me Ministrinë e Financave është i një rëndësie të veçantë.

Ai shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe komunikim të rregullt me Ministrinë e Financave dhe institucionet tjera qeveritare në përputhje me kompetencat ligjore. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)

 

- Riccardo Serri, Ushtrues i Detyrës së Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë do të dorëzojë 30 Ventilatorë të ICU, 200 Pulse Oximeters dhe 20 makina elektrokardiografike Ministrisë së Shëndetësisë në mbështetje të sistemit shëndetësor. (Live stream on facebook.com/EuropeanUnionInKosovo, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)