20 Prill 2024

Lladrovci fton kompaninë gjermane ,,SGN-BAU BUCOLLI" që të investojë në Kosovë

Prishtinë, 17 maj - Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë vizitës së fundit në Gjermani ka vizituar edhe kompani të suksesshme të cilat udhëhiqen nga Diaspora, me ç’rast u bëri ftesë që të investojnë edhe në vendlindje. Një vizite të tillë Lladrovci e realizoi në kompaninë e njohur në Stuttgard, SGN-BAU BUCOLLI.

Presidenti i kompanisë SGN-BAU BUCOLLI, Albert Bucolli, bashkë me stafin e tij e mirëpriti kryetarin Lladrovci me bashkëpunëtor dhe njëherit delegacionin e njoftoi për planet, projektet dhe objektivat e kësaj kompanie por edhe me sfidat që përballen gjate ekzekutimit të projekteve. “E çmoj jashtëzakonisht lart interesimin e z Lladrovci dhe gatishmërinë e tij në përkrahjen e kompanive nga diaspora“ theksoi ndër të tjera Bucolli. Më tej Bucolli tha se shembulli i Lladrovcit duhet të ndiqet edhe nga liderët e tjerë Kosovar.

Nga ana tjetër, Lladrovci tha se është fasionuar me arritjet e kësaj kompanie e cila udhëhiqet nga vëllezërit Bucolli nga Pokleku i Drenasit. Me këtë rast, Kryetari Lladrovci i bëri ftesë kompanisë SGN-BAU BUCOLLI që projekte të tilla ti sjellin edhe në vendlindje, respektivisht në komunën e Drenasit. Për më tepër, Lladrovci tha se do të angazhohet maksimalisht për të siguruar gjithë infrastrukturën ligjore për të gjithë investitorët e huaj e me theks të veçante bizneseve nga diaspora në mënyrë që të kenë investime të sigurta në komunën që ai drejton.

Me këtë rast, Presidenti i SGN-BAU BUCOLLI, Albert Bucolli, realizoi takime edhe me Zëvendës Presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, i cili vjen nga Grupi i Partisë Popullore Evropiane (Kristian Demokratët) për rrethinën e Stuttgard të Gjermanisë, me kryetarin e Gerlingenit, Georg Brenner dhe zyrtar të tjerë nga rrethina e Stuttgard. Në këto takime përveç projekteve të realizuara nga SGN-BAU BUCOLLI, gjithashtu diskutuam edhe për kontributin e vazhdueshëm të shtetit Gjerman për të ardhmen e Kosovës Evropiane, me ç’rast u dakorduam që në këtë drejtim nuk duhet te mungojë edhe kontributi i gjithë qytetarëve si në Kosovë ashtu edhe në Diasporë.

SGN-BAU BUCOLLI, është një ndër kompanitë e njohura ndërtimorë e cila operon për afër dy dekada me shumë suksese në Stuttgart dhe rrethinë, përveç realizimit të suksesshëm të projekteve te shumta, kjo kompani njihet edhe për përkrahjen e komunitetit në rrethinën ku operon. SGN-BAU Bucolli, është në pronësi të vëllezërve Albert, Arianit dhe Taulant Bucolli nga Pokleku i Drenasit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)