25 Shtator 2021

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike i miratuar pa përfshirjen e të gjitha palëve nuk gjenë ende zbatim

Prishtinë, 27 korrik -  Instituti  për  Politika  Zhvillimore  (INDEP)  ka  mbajtur  sot konferencën  për medie me titull “Pasqyrë e zbatimit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe mësimet e nxjerra”.

Konferenca u mbajt nga Dardan Abazi, Drejtor i Programit dhe Hulumtues i Lartë dhe  znj.  Kaltrina  Rexha,  Asistente  Hulumtuese/Koordinatore  e  Projektit  nga  INDEP.  

Gjatë kësaj  konference, hulumtuesit  shpalosën  shpalosën monitorimin  8  mujor  që INDEP  i  ka  bërë zbatimit të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, efekteve të saj por edhe ngecjeve që janë hasur në proces.

Gjithashtu gjatë kësaj konference, janë shpalosur edhe rekomandimet për përpilimin e pakove të reja.
 
Në  konferencë  u  publikua  punimi me  titull  “Pasqyrë  e  zbatimit  të  Ligjit për  Rimëkëmbjen Ekonomike dhe mësimet e nxjerra”.

Punimi është realizuar në kornizën e procesit të monitorimit të  zbatimit  të  Ligjit  për  Rimëkëmbje  Ekonomike.

Mes  tjerash,  punimi  thekson  se  Ligji  për Rimëkëmbje Ekonomike është miratuar pa përfshirjen në diskutim të të gjitha palëve të interesit, përfshirë palët zbatuese, se disa nga masat nuk kanë gjetur ende zbatim edhe pas 8 muajve miratim të ligjit dhe se disa nga masat bien ndesh me periudhën e draftimit dhe atë të miratimit të ligjit.  

Si  rekomandime,  INDEP-i  rekomandon  institucionet  të  sigurohen  që  çdo  pako  tjetër  që miratohet në të ardhmen, të jetë paraprakisht e konsultuar me të gjitha palët e përfshira në proces, që të gjithë akterët e përfshirë në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në bashkëpunim  të ngushtë me  Agjencinë  e  Statistikave  të  Kosovës  të  mbledhin  të  dhëna  statistikore  mbi  shfrytëzimin  e mjeteve  në  mënyrë  që  këto  të  dhëna  të  jenë  të  qasshme  për  të  gjithë  dhe  të  mund  të  jenë  të matshme.

Në këtë mënyrë do rritej transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve të Kosovës ndaj qytetarëve.

Abazi theksoi gjithashtu se në Pakot e ardhshme duhet të kenë objektivat e qarta dhe matshme duke ndihmuar kështu në rimëkëmbjen ekonomike të vendit.   


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)