23 Prill 2024

Ligji për Pagat krijon dallim të madh mes sektorit publik dhe privat

Prishtinë, 4 shkurt - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka mbajtur sot konferencën e rradhës për media ku foli për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe ndryshimet e fundit legjislative. Rukiqi shtjelloi dy tema që karakterizuan këtë periudhë përfshirë Ligjin për Pagat, buxhetin si dhe çështjen e taksës.

Ai theksoi se për sektorin privat është shqetësuese se si është arritur të alokohen 1.4 miliardë euro për paga dhe skema sociale.Një shpenzim i tillë nuk është fuqizues i rritjes ekonomike dhe krijon një dallim të madh mes sektorit publik dhe privat, shtoi ai.

Rukiqi po ashtu foli për ndikimin e taksës 100% dhe prezantoi rezultatet e analizës që është bërë me 194 biznese ku është treguar ndikimi i taksës në rritjen e prodhimit dhe të shitjes.

Rreth 55% e kompanive janë ndikuar direkt nga kjo masë. Ndikimin më të madh e ka ndjerë sektori i tregtisë dhe ai i prodhimit në vend.

Si efekt dukshëm pozitiv dhe premtues paraqitet rritja e shitjeve për rreth 49% të kompanive të anketuara. Rukiqi shtoi se gjatë kësaj periudhe është vërejtur gatishmëria e prodhuesve për të investuar.

Në fund Rukiqi ftoi bizneset anëtare të OEK-ut dhe jashtë saj që të shfrytëzojnë një mekanizëm kyç për mbrojtjen e interesave të bizneseve në raport me politikat përmes zyrës së komunitetit të biznesit cila ndodhet në Kuvend.

Qëllimi i kësaj zyre  është të fuqizoj dhe prezantoj biznesin në procesin legjislativ duke qenë se ka shumë ligje që kalojnë pa asnjë filtër dhe pastaj dëmin e paguajnë tatimpaguesit më të mëdhenjë, bizneset.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)