24 Prill 2024

LDK ngriti shqetësimet për shpenzimet e parasë nga Qeveria pa asnjë kriter ligjor

Prishtinë, 24 tetor - Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim znj. Stephanie Eble, Shefe e Misionit për Kosovën pranë FMN-së.

Gjatë takimit Hoti, informoi përfaqësuesit e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për zhvillimet ekonomike dhe politike në vend. Po ashtu, temë bisede ishte edhe stabiliteti fiskal i vendit si dhe Buxheti për vitin 2019.

Me këtë rast Hoti ngriti shqetësimet e tij dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me shpenzimet e parasë publike nga ana e Qeverisë pa përfillur asnjë kriter ligjor, si dhe për stagnimin e reformave ekonomike dhe të skemave sociale.

Hoti gjithashtu siguroi znj. Eble se si Grup Parlamentar do të kujdesen për stabilitetin financiar të Kosovës.

Ndërsa, shefja e Misionit për Kosovë, Stephanie Eble e vlerësoi lart përkushtimin e Hoti së bashku me anëtaret e tjerë të Grupit Parlamentar të LDK- së për punën në përmirësimin e kushteve ekonomike ne vend si dhe për politika konstruktive karshi partnerëve ndërkombëtarë posaçërisht karshi Fondit Monetar Ndërkombëtarë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)