28 Mars 2024

LDD: Qeverisja në Kosovë po dështon hap pas hapi

Prishtinë, 15 shkurt - Nën udhëheqjen e liderit Nexhat Daci, kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë mbajti takimin e rregullt javor. Ky takim shënoj takimin jubilar të 100-të  të kryesisë së LDD-së.
 
Lidhja Demokratike e Dardanisë diskutoj rreth aktualitetit politik në nivel vendi, si dhe u vlerësua shënimi i organizimit të 3 vjetorit të këtij subjekti, në të cilin morën pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të subjekteve politike mbarë shqiptare.
 
Kryesia e LDD-së nën udhëheqjen e kryetarit të saj akademik Nexhat Daci, po ashtu vlerësoi si të drejt dhe të matur, hapin e fundit të ndërmarr nga ky subjekt, me rastin e dërgimit të një letre drejtuar dr.Fatmir Sejdiut, e cila u vlerësua si mundësi e daljes nga ngërçi politik që ka kapluar vendin, si dhe mundësi e zhvillimit të hovshëm të Republikës së Kosovës, ku si epiqendër do të ishte krijimi i mundësive për zhvillimin e jetës normale të qytetarëve të vendit.
 
Lidhja Demokratike e Dardanisë  në takimin e saj të 100-të, vlerësoi lartë aktivitetin e degëve të LDD-së në Kosovë dhe diasporë, të cilat e bëjnë të sigurt ecjen e partisë, ku do të vazhdojë angazhimin e saj për të kontribuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës, si dhe do të jap kontribut të veçantë në krijimin e mundësive për zhvillimin dhe modernizimin e vendin.
 
Lidhja Demokratike e Dardanisë konsideron se,  pas një katastrofe sociale që po mbretëron në vend, Qeverisja në Kosovë ka dështuar në hapat e saj, të cilat kanë qenë në disfavor për qytetarët e Republikës së Kosovës, me ç’rast ka dal me vlerësimin se,  në këtë formë,  zhvillimi i Kosovës është vetëm një iluzion, andaj konsideron se qeverisja e vendit duhet të ketë ndërrime rrënjësore, të cilat do të mundësonin që Kosova të zhvillonte mbi të gjitha një jetë normale rajonale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)