29 Mars 2024

Lansohet programi për financimin e NVM-ve dhe bizneseve fillestare

Prishtinë, 16 korrik - Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj dhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, marrin pjesë në “Lansimi i Programit për financimin e NVM-ve dhe bizneseve fillestare Start-up”.

Kjo ngjarje organizohet nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe ka për qëllim promovimin e "Programit për financimin e NVM-ve dhe bizneseve fillestare “Start-up”.

Programi është mbështetje e drejtpërdrejtë financiare për sektorin privat dhe të rinjtë  dhe ka për qëllim përkrahjen e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në funksion të fuqizimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)