24 Prill 2024

Kuvendi mban seancë për votimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2021

Prishtinë, 28 dhjetor - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme në të cilën pritet të votohet Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Gjatë kësaj seance po ashtu pritet të votohen edhe disa marrëveshjeve Ndërkombëtare.

Kuvendi i Kosovës pritet të shpërndahet, pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur javën e kaluar jokushtetuese mënyrën se si është zgjedhur Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Bashkimi Evropian dhe Qeverua dhe organizata të tjera kanë bërë thirrje që të mos shpërndahet Kuvendi pa u miratuar buxheti.

Projektligji për buxhetin e vitit të ardhshëm kap vlerën e 2.4 miliardë eurove.

Në bazë të procedurave ligjore, afati përfundimtar kur duhet të miratohet Projektbuxheti për vitin 2021 nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, është data 31 dhjetor.

Nëse buxheti nuk miratohet deri në këtë datë, në bazë të procedurave ligjore, Kuvendi, me anë të një vendimi, mund të autorizojë vazhdimin e zbatimit të Ligjit për ndarjet buxhetore të vitit të kaluar fiskal.

Ligji për ndarjet buxhetore i vitit të kaluar fiskal, në asnjë rast, nuk mund të vazhdojë të zbatohet për më gjatë se tre muaj të vitit të ardhshëm fiskal.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)