28 Mars 2024

Kuvendi Komunal në Istog mbanë dëgjim publik me qytetar

Istog, 21 shtator - Kryesuar nga  kryesuesi i kuvendit  Hazbi Bajra është mbajtur dëgjim publik i kuvendit me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2018-2020.

Më këtë rast qytetarët u njoftuan lidhur  me Draft Buxheti Komunal për vitet 2018-2020 si dhe me planin e projekteve kapitale për  këtë periudhë për të cilat raportoi Hysni Maxharraj-drejtor i drejtorisë për Buxhet dhe Financa.

Nënkryetari Lulzim Blakaj  ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen e tyre si dhe  është shprehur se duke ditur nevojat e qytetarëve ky buxhet nuk është i mjaftueshëm mirëpo do të mundohen që përmes formave të tjera të gjejmë mjete për të investuar qoftë ajo përmes ministrive përkatëse apo donatoreve.

Qytetarët kërkuan më shumë investime në infrastrukturë, kanalizim si dhe investime në fusha  tjera.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)