29 Mars 2024

Kryetari Rafuna priti delegacionin nga Zyra përfaqësuese e Taipeit në Hungari

Prishtinë, 13 shtator - Kryetari Rafuna priti sot një delegacion nga Zyra përfaqësuese e Taipeit në Hungari me të cilët diskutoi për mundësitë për investime nga Taiwani në Kosovë.

Kryetari Rafuna theksoi se të dy palët duhet të zgjerojnë kontaktet ekzistuese dhe të vendosin marrëdhënie të mira biznesore në mes të dy vendeve, në mënyrë që të promovohen mundësitë e investimit në sektorë potencial.

„Kosova ofron mundësi të farvorshme për investime“, u shpreh Kryetari Rafuna dhe shtoi se „përparësitë e Kosovës ofrojnë mundësit për përfitime për investitorët nga e tërë bota“.

Palët u dakorduan të shkëmbejnë informacione rreth hulumtimit të tregut për të identifikuar mundësitë e bashkëpunimit ndërbiznesor, të organizohen misione tregtare si dhe pjesëmarrje reciproke në panaire të organizuara nga të dyja vendet.

Kryetari Rafuna gjithashtu propozoi që përveç takimeve B2B të organizohen edhe takimet G2G, gjë e cila mundëson diskutimin dhe tejkalimin më të lehtë të barrierave biznesore për investim në vendin tone.

 
...

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)