28 Mars 2024

Kryesia shqyrton sot raportin e shpenzimeve të Kuvendit

Prishtinë, 28 maj - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet sot për të shqyrtuar raportin e shpenzimeve të Kuvendit.

Kryesia po ashtu do të shqyrtoj propozim rregulloren për shfrytëzimin e automjeteve të Kuvendit të Kosovës, raportin e shpenzimeve të Kuvendit për periudhën janar-mars 2020, shpenzimet e telefonisë mobile dhe reprezentacionit, mbulimin e shpenzimeve të telefonisë mobile si dhe harmonizimin e akteve të Administratës se Kuvendit me ligjet përkatëse.
 
Po sot në këtë mbledhje kryesia do të shqyrtojë kërkesen e Operatorit te Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës (KOSTT) për miratimin e Planit të biznesit si dhe propozim rregulloren për rendin dhe qasjen e  mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)