19 Prill 2024

Kryeministri Hoti falënderon biznesmenët për testet e ofruara

Prishtinë, 12 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti priti sot një grup biznesmenësh tanë, me të cilët bisedoi për hapat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për zbutjen e pasojave ekonomike të pandemisë COVID- 19, si dhe për ndihmesën që mund të japin në këtë aspekt bizneset e bashkatdhetarëve tanë.

Gjatë këtij takimi, kryeministri Hoti ritheksoi se krahas menaxhimit të pandemisë COVID- 19, prioritet i rëndësishëm i Qeverisë së re është rimëkëmbja ekonomike e vendit.

Ndërsa, përfaqësuesit e bizneseve nga diaspora, të cilëve u printe z. Lazim Destani i kompanisë "Ekolog", njëherësh president nderi i Unionit të bizneseve shqiptare në botë, pohuan se ata janë të gatshëm të investojnë dhe të ndihmojnë me tërë kapacitetet e tyre për të ndihmuar që të zbuten pasojat ekonomike të kësaj ekonomie.

Në këtë takim, po ashtu, të pranishëm ishin edhe z. Nazmi Viqa, nga AWR Abbruch GMBH, kryetar i Unionit të bizneseve shqiptare në Gjermani, z. Remzi Ejupi, pronar i "Eurokoha" dhe z. Skender Xhakaliu, ish-ambasador i Kosovës në Gjermani.

Kryeministri Hoti, me këtë rast, falënderoi biznesmenët tanë që këto ditë siguruan dhjetë mijë teste për COVID-19.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)