28 Mars 2024

Krizë e madhe për punëtorët te sektorit privat, në veçanti atyre me kualifikime

Prishtinë, 13 qershor - Në vizitën e bërë nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat (SPSP) nëpër shumë kompani, lokale të gastronomisë, makete, ndërtimtari, kompani të sigurimeve fizike, kompania të derivateve te naftës, kompani që merren me mirëmbajtjen e objekteve dhe shume profile te tjera, u pa një mungesë e madhe e punëtorëve të secili sektorë.

Kryetar i Sindikatës Jusuf Azemi ka deklaruar së gjatë kësaj vizite u pa një shqetësim i madh të secili punëdhënës, pasi që këta punëtorë po ikin jashtë, mirëpo edhe po ka lëvizje të mëdha të punëtorëve pasi që tani pronarët e kompanive po shtyhen se cili do të ofroj kushte me të mira të punës.

"Shume kompani na thanë se po paguajnë punëtorë rezervë pasi që çdo moment numri i punëtorëve po pakësohet", thekson Azemi.

Me qëllim të qetësimit sado pak te kësaj gjendje Sindika bën thirrje tek akterët përgjegjës të ndërtimtarëve, naftëtarëve, gastronomive, bujqësive , mini dhe super marketave dhe të gjitha profileve tjera që të bëjnë një program afat shkurtër dhe aftë gjatë me qëllim që sado kudo  këtë ikje ta ndalin duke u afruar punëtorëve kushte dhe paga me të mira.

Kështu sipas Azemit nuk shkon me programe dhe projektet të Qeverisë me nga 250 euro pagë nuk po ndalet rinia, dhe punëtorët.

"I qojmë selam Qeverisë se Kosovës se as me 450 euro nuk po ndalen, këtë realitet ta faktojnë pronarët e kompanive që në njëfarë  forme i morët në qafe deri tash punëtorët. Por edhe lakmitarët (pronarët e kompanive) tani fjalën e kanë punëtorët."

"Mjaft ju keni  e pi gjakun me pambuk, me paga jo njerëzore, me mos respektim të Ligjit të Punës dhe Ligjeve që kurrë nuk ju interesoj as atyre me herët që ishin e as këtyre tani", ka theksuar ai.

Si me Ligj si pa të, si me Inspektorat të Punës si pa të si me Qeveri si pa Qeveri sipas Azemit për  punëtorët asnjëherë mirë.

"Pronar të kompanive deklarohuni a është kështu apo jo? , tani do ti paguani shumë me shumë dhe nuk do ti keni ata punëtorë që lan “asht e rashat “ në  kompanitë e juaj dhe ju u pasuruat për vete pa llogaritur se edhe punëtorët duhet jetuar me kalamajtë tyre", ka thënë në fund Azemi .


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)