28 Mars 2024

Kriza katalonase kërcënon rritjen ekonomike të Spanjës

Madrid, 15 tetor - Qeveria spanjolle paralajmëroi të premten se kriza e Katalonjës mund të sjellë një rënie të rritjes ekonomike për vitin 2018 duke rritur edhe më shumë presionin ndaj liderit të rajonit autonom, Carles Puigdemont, që aktualisht është duke u përballur me një përçarje brenda kampit të tij.

“Ngjarjet në Katalonjë vënë në rrezik rimëkëmbjen ekonomike”, deklaroi zëvendëspresidentja e qeverisë spanjolle, Soraya Saenz de Santamaria, në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Madridi deri tani synonte një rritje ekonomike prej 2,6 për qind në vitin 2018.

“Nëse nuk do të ketë një zgjidhje të shpejtë ndaj kësaj çështjeje, atëherë këto shifra do të rishikohen në rënie”, paralajmëroi Santamaria.

Carles Puigdemont deklaroi të martën në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Katalonjës duke e pezulluar menjëherë atë për t’i hapur rrugën dialogut me Madridin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)