19 Mars 2024

Krijohet zona ekonomike në Rahovec, aprovohet Projektligji 48 milionë euro i IPA-se

Prishtinë, 22 qershor - Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Komunës së Rahovecit për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme “Pasuri Shtetërore e Kosovës, K.K. Rahovec”, që shfrytëzohet nga Ekonomia Pyjore dhe menaxhohet nga Agjencia Pyjore e Kosovës.

Kjo pronë jepet në shfrytëzim me qëllim të krijimit të Zonës Ekonomike dhe obligohet komuna e  Rahovecit që t’i zhvilloj të gjitha procedurat dhe të përmbush të gjitha  detyrimet  sipas legjislacionit në fuqi.

Me aprovimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, kabineti qeveritar ka hapur rrugën për shfrytëzimin e fondeve financiare nga ky program.

Fondet e IPA 2017, pjesa e parë kapin vlerën e 49, 450, 000 euro, nga të cilat 48, 000,000 do të financohen nga BE-ja dhe 1,450, 000 euro do të financohet nga buxheti i Republikës së Kosovës për vitet 2018-2021. Shfrytëzimi i këtyre fondeve do të bëhet për 11 projekte të ndryshme të ndërtimit të kapaciteteve qeverisëse në Republikën e Kosovës.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës aprovoi Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kriteret mikrobiologjike në produktet ushqimore.

Kjo Rregullore përcakton kriteret mikrobiologjike dhe rregullat të cilave duhet t’iu përmbahen operatorët e bizneseve të ushqimit gjatë zbatimit të masave të përgjithshme dhe specifike të higjienës të referuar në Rregulloren për higjienën e prodhimeve ushqimore.

Në mbledhje kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për vazhdimin e mandatit Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Lulzim Ejupi.

Ka marr miratimin e kabinetit qeveritar edhe Projektligji për inspektoratin e punës, i cili iu jep autorizim inspektorëve të punës që të bëjnë mbikëqyrjen e zbatueshmerisë së legjislacionit ndaj personave fizik dhe juridik, vendas dhe të huaj, privat dhe publik që ushtrojnë veprimtari fitimprurëse apo jo fitimprurëse në territorin e Republikës së Kosovës.

Kabineti qeveritar ka shqyrtuar dhe miratuar propozimet për të kërkuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Financimit “Projekti i Ekonomisë Digjitale të Kosovës” me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim si dhe dhënien e autorizimit ministres së Integrimit Evropian për plotësim-ndryshimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2015, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, kanë marrë aprovimin e Qeverisë së Kosovës.

Në mbledhjen e sotme u aprovuan edhe Nismat për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qendrës Rajonale të Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe Republikës së Kosovës për Statusin Ligjor të Qendrës Rajonale të Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe Zyrës së saj Përfaqësuese në Kosovë dhe lidhjen e Marrëveshjes për Bashkëfinancimin e Bursave të studimeve ndërmjet Ambasadës së Francës në Prishtinë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Me vendime të veçanta janë aprovuar e vlerësimet e Rrezikut të Sektorit Specifik në Pastrimin e Parave dhe Financim të Terrorizmit në Sektorin e Ndërtimit dhe të Vlerësimit të Rrezikut të Sektorit Specifik në Pastrimin e Parave dhe Financim të Terrorizmit në Sektorin e Lojërave të Fatit në Kosovë u miratuan në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Qeveria ka aprovuar edhe propozimin për themelimin e Këshillit të Turizmit të Kosovës dhe e Komitetit Shtetëror për Shëndetin Mjedisor.

U shqyrtua dhe miratua edhe kërkesa e Britanisë së Madhe për vazhdimësinë e aplikimit të MSA-së edhe gjatë periudhës tranzitore të daljes/shkëputjes së Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Me vendimin e aprovuar nga kabineti qeveritar është miratuar kërkesa e Komunës së Leposaviqit, për çështjen e 211 (dyqind e njëmbëdhjetë) punonjësve të Komunës, të cilët kanë qenë në listën e pagave dhe të cilët janë financuar nga buxheti  i veçantë i Qeverisë, para nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukseli të vitit 2013. Vendimi obligon Ministrinë e Financave që në bashkëpunim me Komunën e Leposaviqit, të ndërmarrin veprimet sipas legjislacionit në fuqi, lidhur me largimin e  punëtorëve që figurojnë me vlerë zero në listën e pagave, në të gjitha programet ekonomike si dhe  të ndërmarrë veprimet ligjore lidhur me lejimin e numrit të punonjësve, sipas buxhetit të komunës, të destinuar për këtë qëllim.

Vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, Zona Kadastrale Nikaj dhe Soponicë, Komuna e Kaçanikut dhe Zona Kadastrale Hani i Elezit, Komuna Hani i Elezit, ka marr aprovimin në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Kabineti qeveritar ka aprovuar gjithashtu edhe vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimeve përfundimtare për shpronësim, të datës 03.08.2011 dhe 25.04.2012. Me ndryshimin dhe plotësimin e vendimeve korrigjohet sipërfaqja e shpronësuar të cilat preken nga ndërtimi i Rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë, sipas gjendjes së re faktike që është vërtetuar nga Ministria e Infrastrukturës, për ndërtimin e nënkalimit në zonën kadastrale në Mazgit.

Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marr edhe propozimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim të pronave “Objekti Afarist-Përdhes” ish Barnatorja e qytetit në Prishtinë, për nevoja të akomodimit të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Kosovës u informua edhe për të gjeturat e Raportit të KE-së për Kosovë 2018 dhe Programin Kombëtar për zbatim të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Të gjeturat do të adresohen te të gjitha ministritë përgjegjëse nga ana e Ministrisë së Integrimeve Evropiane.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë ka marr mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për fillimin e procedurave për aplikimin e Kosovës për statusin e anëtarit vëzhgues në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Ministri Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar kabinetin qeveritar me procesin e zhvarrimit dhe rivarrimit të dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Marinë të Komunës së Skenderajt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)