20 Prill 2024

KPK nënshkroi marrëveshje me Komunën e Vitisë për punësimin e të rinjve

Prishtinë, 24 gusht - Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) sot nënshkroi një marrëveshje të mirëkuptimit me Komunën e Vitisë për fillimin e implementimit të “Programit për Trajnimin në Punë”, program ky i cili mbështetet financiarisht nga projekti i USAID, EMPOWER Sektori Privat, në partneritet me Agjencinë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Sida.

Programi për Trajnimin në Punë ka për qëllim të mobilizojë kompanitë në sektorin privat që të angazhohen në mënyrë më aktive në trajnimin e të rinjve ekonomikisht të përjashtuar dhe aftësimin e tyre profesional.

Për këtë arsye, KPK, së bashku me partnerët nga sektori privat, ka filluar implementimin  e këtij Programi, i cili është i strukturuar për zhvillimin e aftësive profesionale tek të rinjtë dhe rritjen e mundësisë së punësimit të tyre.

Në komunën e Vitisë, përfituesit e parë të këtij programi do të jenë të rinj, të cilët do të trajnohen në punë përmes angazhimit direkt në kompani.

Në përfundim të trajnimeve, pritet që disa prej përfituesve do të kanë mundësi të punësohen tek kompanitë partnere prodhuese të Klubit. Kandidatët do të përfitojnë nga një program trajnimi i kualifikuar dhe i strukturuar për nevojat e tregut të punës.

Kryetari i komunës së Vitisë, z.Sokol Haliti mirëpriti fillimin e implementimit të këtij programi dhe shprehu gatishmërinë e tij që të sigurojë mbarëvajtjen e programit. ​

Komunat tjera përfituese nga ky Program janë edhe Kaçaniku,, Gjilani dhe Hani i Elezit. Gjatë javëve në vazhdim, Klubi i Prodhuesve të Kosovës do të njoftojë se kur do të hapen aplikimet për përzgjedhjen e kandidatëve në këto komuna.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)