28 Mars 2024

Kosovës i duhet integrimi në BE dhe jo Evropës integrim këtu

Prishtinë, 10 korrik - Njohësi i çështjeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu ka deklaruar se zhvillimi ekonomik i Kosovës në këtë fazë është mëse i nevojshëm, por se në këtë kohë institucionet e Kosovës më shumë kanë qenë të fokusuar në agjendën politike sesa ekonomike.

Sipas tij, duhet të mos humbet më shumë kohë, por të bëhen veprime dhe të mos mbetemi mbrapa karshi shteteve të rajonit, disa prej të cilave janë shumë përpara neve në rrugën e reformave, qoftë politike apo ekonomike.

“Në radhë të parë duhet të kuptohet se Kosova ka nevojë të integrohet në familjen evropiane dhe jo Evropa të integrohet në Kosovë, e them këtë bazuar në diskursin politik të kohëve të fundit në Kosovë, ku për çdo gjë fajësohen të tjerët. Përshpejtimi i proceseve evropiane varet nga vet ne kosovarët, e në veçanti nga politikbërësit. Sa më shpejt që kuptohet rëndësia e integrimeve evropiane, procesi do të përshpejtohet”, tha ai për RTKlive.

Njohësi i çështjeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu, vlerëosi se deklaratat se i kemi përmbushur të gjitha kriteret duhet të bazohen në faktet. “Sundimi i rendit dhe i ligjit është njëri nder kriteret kryesore për të ecur përpara”, vlerësoi ai.

Për Samitin e Berlinit, e në të cilën morën pjesë edhe liderët e Kosovës, Gërxhaliu i cili është pjesë e një mekanizmi i të tij, vlerësoi se liderët e Kosovës nuk kanë qenë të koordinuar mirë dhe për këtë kanë pësuar një grusht të fort. “Mos koordinimi i tyre ka sjellë një grusht të fortë, ndaj Kosovës”, tha ai.

Për proceset ekonomike të Kosovës, njohësi i çështjeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu, tha se nga procesi i Berlinit, kanë përftuar shumë, që kalon shumën e 700 milionë eurosh.

“Kosova nga ky proces ka fituar projektin e Hekurudhës, është një arritje. Nga vendet e Ballkanit më së shumti ka përfituar Maqedonia Veriore. Por një gjë duhet të kuptohet se duhet të ketë rend dhe sundim të ligjit për të ecur përpara”, tha ai.

Ndryshe Safet Gërxhaliu ka qenë për shumë vitet kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, kurse vitin e kaluar është emëruar sekretar gjeneral në Forumin Investiv të odave ekonomike të Ballkanit Perëndimor në Trieste të Italisë, i cili ka dalë nga procesi i Berlinit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)