19 Korrik 2018

Kosova terren i përshtatshëm për investimet e huaja

Londër, 10 korrik - Me pritjen e kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, për udhëheqësit e delegacioneve të vendeve anëtare të procesit të Berlinit dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ka nisur sot sesioni i parë i Samitit BE-Ballkani Perëndimor, i pesti me radhë i cili po mbahet në Londër, në kuadër të procesit të Berlinit, dhe në të cilin Kosova po përfaqësohet nga vet Kryeministri Ramush Haradinaj.  

Sesioni i parë i këtij samiti, ka për diskutim temën e ekonomisë.

Në fjalën e tij, Kryeministri Haradinaj ka reflektuar mbi situatën aktuale ekonomike në vend, duke thënë se Kosova po ndjekë frymën e procesit të Berlinit dhe në kuadër të kësaj vendi ka krijuar klimë tejet të favorshme për investimet e huaja.

“Kosova tashmë e ka Ligjin për Investime Strategjike, që krijon lehtësira dhe kushte të mira për investitorët e huaj. Në këtë frymë, në këto 6 muajt e fundit Kosova ka themeluar 3 zona të veçanta ekonomike, që përfshijnë një territor prej 150 hektarësh të gatshme për të pritur investitorët e huaj”, ka thënë Kryeministri Haradinaj, duke përmendur edhe projektet e mëdha energjetike, ato të energjisë alternative, planet për mbylljen e “Kosovës A” dhe rehabilitimin e “Kosovës B”, për përfundimin e të gjitha projekteve rrugore që lidhin qytetet kryesore dhe planet për investimin e mbi  200 milionë eurove bashkëfinancim me BE-në për projektet në infrastrukturën hekurudhore.

Kryeministri Haradinaj, ka vazhduar fjalën e tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Londër, duke përmendur investimet prej 100 milionë eurosh për projekte që trajtojnë ujërat e zeza, projektet për qytetet e gjelbra, rrugë rurale dhe projekte në infrastrukturën ujore dhe lansimin e agjendës së digjitalizimit.

“Të gjitha projektet, që lidhin Kosovën me Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë, janë dëshmi e përkushtimit tonë për fqinjësi të mirë, për bashkëpunim regjional dhe e gjithë puna që po bëhet në Kosovë, është e bazuar mbi vlerat euro-atlantike dhe që është rruga që Kosova po e ndjek”, ka thënë Kryeministri Haradinaj.

Në sesionin e parë që, dedikuar për ekonominë, ka raportuar edhe Komisioneri i BE-së për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn për takimin e Ministrave të Ekonomisë në Vjenë dhe për të cilin takim, Kryeministri Haradinaj tha se Kosova do të qëndroj prapa dakordimeve për bashkëpunim ekonomik regjional.

Në këtë Samit po marrin pjesë Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, Kryeministra të tjerë të shteteve evropiane, Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini dhe akterë të tjerë të rëndësishëm.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë Samit theksuan perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe rrugën e tyre të integrimit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Haradinaj në ditën e parë të Samitit ka paraqitur projektet e Kosovës, të arriturat dhe sfidat me të cilat është duke u përballur Kosova që nga nisja e procesit të Berlinit, duke theksuar përkushtimin e Kosovës për fqinjësi të mirë, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, dhe rrugën evropiane si e vetmja alternativë.

“Kosova që nga përfshirja e saj në procesin e Berlinit ka qenë e angazhuar në forcimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore, rrugën eurointegruese dhe bashkëpunimin ekonomik me të gjitha vendet e përfshira në këtë proces”, tha kryeministri Haradinaj, duke vlerësuar rolin e të gjitha vendeve të BE-së në këtë proces. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Korrik 2018  - Në Universitetin “Kadri Zeka ” në Gjilan mbahen provimet pranuese. (Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 9:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Pishinës Olimpike në në Prizren, investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Palestra Sportive “Sezai Surroi” Prizren, ora 10:30)

- Nisin punimet për ndërtimin e rrugës  në fshatin historik - turistik Belle. (Kilometri i-të  përgjatë rrugës në grykën e Deçanit  afër hotel Kalaja, ora 10:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën për media (Ndërtesa e Kuvendit, para sallës C301, ora 13:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të pret në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov. (Ndërtesa e MPJ-së, ora ora 13:15 - vetëm pamje)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën Marco Mantovanelli nënshkruajn marrëveshje për financimin e projektit të Ekonomisë Digjitale në Kosovë në vlerë prej  20.7 milion euro. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 14:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli do të pret në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov mbajn konferencë për media do të mbahet. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 14:00)

- Në përkujdesjen e Komunës së Deçanit Kryetarit, Bashkim Ramosaj në bashkëpunim më zyrën e diasporës organizohet hapja e  panairit - verorë  2018. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 16:00)

- Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal organizon ceremoninë përmbyllëse të dhënies së Granteve. (Hotel Sirius, ora 17:00)

- Rritja e vetëdijës mbi migrimin, refugjatët dhe viktimat e konfliktit, si dhe eksplorimi i kulturës dhe identitetit përmes artit publik, bisedave dhe tregimeve, janë karakteristikat kryesore të ngjarjes 'Arti i Migrimit' që do të mbahet në Prishtinë. (Miqt Pub pranë Swiss Diamond Hotel, ora 17:00)