18 Prill 2024

Kosova shënon 1 majin me protesta të punëtorëve

Prishtinë, 1 maj - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka parajmëruar protestë sot në ditën ndërkombëtare të punës e cila shënohet në mbarë botën.

Përveç mungesës së sigurisë në vendin e punës, punëtorët në Kosovë ballafaqohen me vështirësi të tjera të përditshme në vendin e punës, e veçanërisht ata në sektorin privat.

Pagat e ulëta dhe mungesa e kontratave, pastaj kontratat afatshkurtë janë manifestimi më i vërejtshëm i shfrytëzimit të punëtorëve, të cilëve shpesh nuk iu lejohet as organizimi sindikal.

Protestat e sindikatave janë përkrahur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga Grupi i Pavarur i Deputetëve të Kosovës.

Vetëvendosje konsideron se vetë ligji aktual i punës i diskriminon, por edhe ato nene të këtij ligji që synojnë mbështetjen dhe mbrojtjen minimale në punë nuk respektohen.

"Nga njëra anë, shumica e njërëzve në Kosovë janë të papunë, nga ana tjetër shumica e atyre që janë në punë janë nën presione nga më të ndryshmet, qoftë për të punuar pa kontrata, apo pa sigurimet bazë të shëndetit dhe jetës, qoftë nën kërcënimin e vazhdueshëm të pushimit nga puna."

"Kosova ka nevojë të bashkojë punëtorë e të papunë për ta transformuar këtë situatë që është krijuar si pasojë e një modeli ekonomik që ka njësuar pushtetin politik me interesat e biznesit oligarkik në sulmin e drejtpërdrejt ndaj punëtorëve."

"Ky sulm realizohet sa përmes përmbajtjes së kuadrit ligjor aq edhe përmes zbatimit të keq të tij, për ta goditur punëtorin ekonomikisht dhe për ta nënshktruar atë, duke e trajtuar si mall konsumi, thekson Vetëvendosje.

Vetëvendosje  e vlerëson faktin se BSPK-ja ka vendosur ta mbajë këtë protestë për 1 Maj, dhe urojmë që protesta të realizojë synimet dhe të shënojë një hap të rëndësishëm drejt dinamizimit të punës sindikale në Kosovë. Deputetë dhe aktivistë të Lëvizjes do të marrin pjesë në këtë protestë.   

Edhe Grupi i Deputetëve të Pavarur përkrah protestën e nesërme, në Ditën e Punëtorëve – 1 Maj, organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

GDP konsideron se gjendja e punëtorëve në vendin tonë është tepër e rëndë. Vetëm në vitin e fundit janë 6 punëtorë që kanë gjetur vdekjen në vendin e punës, për çfarë nuk është dhënë kurrfarë përgjegjësie institucionale. Ndërkohë që siguria në punë mbetet çështje e pazgjidhur, që flet për rrezikshmëri të vazhdueshme të jetës së punëtorëve.

GDP i sheh si të nevojshme kërkesat nga BSPK, për zbatimin e ligjeve dhe kontratës kolektive, sigurinë në punë, njohjen e përvojës së punës për vitet 1990-‘99, si dhe sigurimin shëndetësor.

"Realizimi i këtyre kërkesave është i domosdoshëm, prandaj 1 Maji duhet të jetë ditë proteste ndaj padrejtësive të përditshme që e karaktertizojnë jetën e punëtorit dhe thirrje e fuqishme për plotësimin e këtyre kërkesave të drejta dhe urgjente", thekson GDP.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)