29 Mars 2024

Kosova prezentohet në panairin më të madh të ekonomisë digjitale

Prishtinë, 11 shtator - Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë prezanton Republikën e Kosovës me një shtand në panairin më të madh të ekonomisë digjitale, marketingut dhe inovacionit DMEXCO 2018, vendi kyç ku takohen liderët botëror të ekonomisë digjitale, marketingut dhe inovacionit.

Me kërkesë të komunitetit të ekonomisë digjitale dhe në pajtim me Programin e Qeverisë dhe Planin e punës së Ministrisë për vitin 2018, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të përfaqësojë Kosovën në panairin më të madh të ekonomisë digjitale, marketingut dhe inovacionit, DMEXCO 2018 i cili mbahet me 12 dhe 13 shtator në Koln të Gjermanisë.

Përmes këtij panairi të mirënjohur, synohet ndërkombëtarizimi i ekonomisë kosovare, thithja e investimeve të huaj, ndërtimi i urave të bashkëpunimit mes komunitetit tonë bashkëpunëtorëve të huaj, si dhe promovimi i Republikës së Kosovës dhe inkuadrimi në zinxhirët e vlerave ndërkombëtare të ekonomisë.

Republika e Kosovës do të përfaqësohet në krah me liderët botërorë të fushës, madje në të njëjtën hapësirë me Google, Facebook, Adobe dhe të tjerë.

Në Koln do të jenë të pranishëm edhe një numër i konsiderueshëm i ndërmarrësve kosovarë, të cilit janë edhe iniciatorë të kësaj pjesëmarrje.​
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)