16 Prill 2024

Kosova merr kredinë e parë nga Banka Botërore

Prishtinë, 6 shkurt - Banka Botërore i ka aprovuar Kosovës kërkesën për financim të projekteve për modernizim të sektorit publik dhe regjistrimit të pronave në vlerë 20.25 milionë dollarë.

 

Ndryshe nga mënyrat e financimit që ka bërë BB-ja deri më tani për Kosovën, kësaj radhe 11.14 milionë dollarë do të jenë kredi me zero interes, ndërsa pjesa tjetër donacion.

Kjo është kredia e parë që i aprovohet Kosovës gati një vit pas anëtarësimit në këtë institucion financiar ndërkombëtar. Në dokumentin e aprovuar nga Bordi i Drejtorëve të BB-së në Uashington, më 4 shkurt, thuhet se “International Development Association” (IDA), pjesë e bankës, do t’i japë Kosovës, për financimin e projektit për modernizim të sektorit publik, 4.4 milionë dollarë kredi, me afat të maturimit 40 vjet dhe periudhë të ngrirjes së kredisë (Grace Period), me normë të interesit 0 për qind.

Ndërkaq, IDA do ta ndihmojë këtë projekt edhe me një grant 3.6 milionë dollarë. Po, i njëjti institucion do t’i sigurojë Kosovës edhe 6.74 milionë dollarë kredi me kushte të njëjta, dhe një grant 5.5 milionë dollarësh për regjistrimin kadastral të pronave.

Lundrim Aliu, zyrtar për komunikim në zyrën e Bankës Botërore në Kosovë, ka konfirmuar për gazetën “Express” aprovimin e këtyre projekteve nga Bordi dhe ka thënë se këto janë pjesë e strategjisë së re dyvjeçare të këtij institucioni për Kosovën. Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza, tha se ky është një start i mirë dhe “ne presim financime edhe më të mëdha të projekteve të tjera në Kosovë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)