19 Prill 2024

Kosova me pengesa strukturore për rritjen ekonomike dhe konkurrueshmërinë

Prishtinë, 25 maj - Rritja ekonomike e mbështetur nga rritja e fortë e eksporteve dhe investimeve u shënua si arritje pozitive për Kosovën, ndërsa u theksua sfida që paraqesin pengesat madhore strukturore për rritjen dhe konkurrueshmërinë.

Ky ishte vlerësimi i dhënë nga përfaqësues të Shteteve Anëtare të BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane, si dhe nga përfaqësues të bankave qendrore të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, në takimin e tyre vjetor të dialogut të politikave ekonomike, të mbajtur sot në Bruksel.

Takimi shqyrtoi Programin e Reformave Ekonomike të Kosovës (PRE), duke u fokusuar në veçanti në masat për përmirësimin e stabilitetit makro-fiskal dhe konkurrueshmërisë.

Për Kosovën, sfidat më të rëndësishme përfshijnë kapacitetin e dobët institucional për hartimin e politikave ekonomike, rreziqet fiskale të skemës së veteranëve të luftës, qasjen në financa, ekonominë e madhe informale, furnizimin jo të besueshëm me energji dhe papunësinë e lartë të të rinjve, cilësinë e ulët të arsimit dhe nivelin e ulët të regjistrimeve në arsimin parashkollor, si dhe mungesën e një skeme të përgjithshme të sigurimeve shëndetësore.

Shefja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së gjithashtu nënvizoi gjithashtu se duke marrë pjesë në ushtrimin PRE-së, Kosova dhe Ballkani Perëndimor realizojnë një proces të ngjashëm të ndërmarrë nga vendet anëtare të BE-së.

"Kosova duhet të bëjë përparim të guximshëm në reformat ekonomike, në veçanti duke hequr barrierat ndaj rritjes dhe konkurrueshmërisë. Kjo do të sjellë përfitime të prekshme për cilësinë e jetës së popullit në Kosovë. Në të njëjtën kohë, do të mbështesë edhe përpjekjet e Kosovës për të ecur drejt përmbushjes së kritereve ekonomike të Kopenhagenit, duke e afruar më shumë me BE-në".

Ambasadorja Apostolova vlerësoi punën e madhe strategjike të Zyrës së Kryeministrit dhe autoriteteve të tjera në Kosovë. Nataliya Apostolova përgëzoi në veçanti përpjekjet e Bedri Hamzës, Ministër i Financave, për rolin e tij në drejtimin e këtij procesi, si Koordinator i Programit të Reformave Ekonomike në Kosovë.

Duke komentuar rezultatet, Koordinatori i Programit të Reformave Ekonomike të Kosovës, Hamza, tha: "Programi i Reformave Ekonomike na ndihmon të vendosim përparësi në përdorimin e burimeve publike dhe të përmirësojmë cilësinë e qeverisjes ekonomike, duke respektuar rregullat e shëndosha fiskale. Në këtë mënyrë sigurohet një përdorim i mirë i buxhetit. Qeveria e Kosovës do të bëjë çdo përpjekje për të vazhduar zbatimin e reformave të nevojshme ekonomike".

Dialogu për qeverisjen ekonomike me Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë synon ta përgatisë rajonin për pjesëmarrje të ardhshme në sistemin e koordinimit të politikave ekonomike të BE-së, i njohur si Semestri Evropian.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)