25 Prill 2024

Kosova është kualifikuar për ndihma më madhore nga MCC-ja

Prishtinë, 20 shkurt - Ministri i Financave Bedri Hamza sot priti në takim delegacionin e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), të kryesuar nga zëvendëspresidentja e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MMC) Karen Sessions, ku diskutuan për thellim të  bashkëpunimit të shkëlqyeshëm ndërmjet Ministrisë së Financave dhe MCC-së.

Me këtë rast Ministri Hamza e njoftoj zëvendëspresidenten e MCC-së Karen Sessions, për të arriturat e Kosovës ndër vite, me zhvillimet makro – fiskale, si dhe me planet  zhvillimore për të ardhmen.

Ministri  Hamza  gjithashtu shfrytëzoi rastin që të falënderojë taksapaguesit amerikan që kanë kontribuar dhe po kontribuojnë në zhvillimin e shtetit tonë, dhe u shpreh i lumtur që institucionet e Qeverisë Amerikane janë pjesë e historisë së zhvillimit të Kosovës.

Po ashtu, Ministri Hamza theksoi se Ministria e Financave përkrah gjithmonë marrëveshjet me MCC-në si dhe ka ndihmuar në përmbushjen e obligimeve që ka Kosova.

Ndërsa, zëvendëspresidentja e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit Karen Sessions  në emër të delegacionit falënderoi Ministrin Hamza për mbështetjen e ofruar nga ana e Ministrisë së Financave, si dhe e përgëzoj Ministrin për stabilitetin makro fiskal që ka Kosova.

Ajo gjithashtu theksoi se falë përmbushjes së kushteve të parapara nga MCC-ja për Kosovën,  Kosova  është kualifikuar për ndihma më madhore nga MCC-ja.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)