28 Mars 2024

Kosova e dytë në rajon për liritë ekonomike

Prishtinë, 17 korrik - Këshilli i Investitorëve Evropianë (KIE) duke u bazuar në raportin e fundit për liritë ekonomike botërore nga Fondacioni Heritage mirëpret faktin që Republika e Kosovës është renditur e dyta në rajon, në vendin 56 në renditjen botërore si dhe në vendin 27 në mesin e 44 vendeve në rajonin e Europës.

Këta indikatorë tregojnë se në Kosovë po punohet në drejtimin e duhur dhe sidomos që ka pasur përmirësime në aspektin e reformave fiskale. 

Megjithatë, KIE bënë thirrje institucioneve relevante që të vazhdojë punën e përbashkët dhe intensifikimin e dialogut me përfaqësues të sektorit privat në mënyrë që të përmirësojmë edhe aspektet tjera ku ka ngecje siç janë integrimi global ekonomik, stabiliteti politik, lufta ndaj korrupcionit dhe nepotizmit, furnizimi i qëndrueshëm me energji, sundimi i ligjit, si dhe respektimi i kontratave.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)