04 Dhjetor 2020

Kosova duhet të ketë në fokus të veçantë stimulimin e ndërmarrësisë

Prishtinë, 9 tetor - Bizneset startup vazhdojnë të luajnë një rol shumë të rëndësishëm në ekonominë e vendit, ndërsa Qeveria duhet të kthejë fokusin në përkrahje për këto biznese të cilat hapin vende të reja të punës dhe përmes inovacionit lehtësojnë jetën e qytetarëve. Këto u thanë ndër të tjera në një tryezë të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, mbi ndikimin e pandemisë COVID-19 në bizneset startup.

Arianit Fazliu kryeshef ekzekutiv i ndërmarrjes Kutia, njëherit edhe moderator i kësaj tryeze, theksoi se pandemia përveç se ka nxjerrë në pah nevojën për transformim të veprimtarive ekonomike për t’u përshtatur me situata të tilla, gjithashtu i ka dhënë theks të veçantë nevojës për koordinimin më të mirë të fondeve, si dhe investimin e tyre në industritë që afektojnë fuqishëm ekonominë e Kosovës, rrjedhimisht duke siguruar zhvillimin e saj.

Uranik Begu, drejtor ekzekutiv në Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK), theksoi se tema e startupeve është mjaft aktuale sepse COVID19 me gjithë të këqijat e veta ka sjellë edhe mundësi për themelimin e bizneseve të reja, derisa tha se ICK është munduar që gjatë tërë kohës të jetë në dispozicion të startupeve për hapësirë, mentorim, dhe konsulencë apo çfarëdo mbështetje tjetër të nevojshme.

 Begu tha se Kosova si vend nuk ka lëvizur shumë sa i përket mbështetjes institucionale për bizneset e reja, gjë që derisa krijon mundësi që njerëzit të jenë kreativ për shkak të mungesës së rregullimit të tregut, gjithashtu krijon edhe pengesa për sjelljen e rezultateve të duhura.

Sipas Begut, Qeveria e Kosovës duhet të përcaktojë kahjen e zhvillimit ekonomik duke u fokusuar në ata sektorë që tregojnë trend dhe ndikim pozitiv, dhe derisa shifrat tregojnë se sektori i TIK-ut është në rritje, duhet të ofrohet përkrahje e vazhdueshme për këtë sektor.

Ai potencoi se Qeveria e ka momentin e fundit për t’u kthyer nga bizneset fillestare të cilat nesër do të sjellin vende të reja të punës por edhe produkte e shërbime që do të përmirësojnë jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.

Jolta Koçani përfaqësuese e kompanisë Deloitte foli mbi nismën PowerUp, që është një program i krijuar me qëllim ndërtimin e kapaciteteve të bizneseve në fazat e hershme në Ballkan Perëndimor.

Ajo tha se përmes trajnimeve dhe shërbimeve të konsulencës për krijimin e një strategjie të biznesit, si dhe asistencës në transformimin e operacioneve, ky projekt synon përgatitjen e bizneseve për të depërtuar në tregun vendor si dhe atë ndërkombëtarë, derisa një pikë tjetër fokusi është edhe pavarësimi i këtyre ndërmarrjeve nga investitorët.

Koçani gjithashtu potencoi se rëndësi e veçantë përveç sektorit të teknologjisë, duhet ti kushtohet edhe ndërmarrjeve në sektorët si ai i shërbimeve, ushqimit, dhe artizanaleve të cilat kanë ndikim pozitiv në ekonomi.

Faton Sopa, kryeshef ekzekutiv në kompaninë Manaferra tha një sfidë kryesore për bizneset startup ka qenë ndryshimi i interesave të investitorëve, të cilët, të shtyrë nga pasiguria e krijuar në ekonominë globale, tani synojnë tregjet e shteteve të zhvilluara dhe ndërmarrjet që garantojnë kthim të shpejt të investimit me risk të ulët.  Sopa tha se mes pasojave më të rënda nga pandemia ka qenë edhe nevoja për ristrukturim të moduleve të biznesit, për t’u përshtatur me rritjen e kërkesave për shërbime elektronike sidomos në platformat ku është zhvendosur procesi arsimor.

Për fund ai shtoi se ndërmarrësit e ri duhet të krijojnë një vizion afatgjatë, derisa theksoi se ndryshimet në nevojat e tregut krijojnë nevojën për ndryshimin e strategjisë së veprimtarive të biznesit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Dhjetor 2020 - Mbahet seanca fillestare për rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, departamenti Special - krimet e rënda me c'rast avokati mbrojtës do te jep deklaratë për mediet pas seancës. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 9:30)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti do të mbaj një takim virtual me presidentin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Alexis Mourre dhe Drejtoreshën e Komisionit të Arbitrazhit për Evropë, Laetitia de Montalivet. (Takim virtual, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Emilja Redzepi, do të bëjnë nënshkrimin e kontratave me përfituesit e thirrjes për përkrahjen e OJQ-ve dhe individëve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:00)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime organizon aktivitetin “Tuneli i Fundit” në përkujtim të grave të vrara si pasojë e dhunës në familje në pesë vitet e fundit në Kosovë, dita e dytë. (Përballë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton shkresën e Artan Qerkinit përfaqësues i Malcolm Simmons, ish kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, “Përgjigje në ftesën për të dëshmuar para Komisionit për Legjislacion” si dhe njoftohet me shkresën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian, Tomas Szunyong, për emërimin e Karin Hernmark Ahliny, Ambasador i Suedisë, anëtar i Bordit  Mbikëqyrës  të Agjencisë Kosovare për Verifikim dhe Krahasim të Pronës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:15)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Ministrin e Ministrisë së Infrastrukturës Arban Abrashin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit te Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Organizata Etea dhe Aleanca Franceze në Prishtinë me mbështetjen e Ambasadës Franceze do të mbajnë takimin e parë të huazimit të librave. (Tek objekti i Aleancës Franceze, ora 11:00)

- Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) mban konferencë për medie lidhur me një hetim ndaj ndërmarrjeve që operojnë në tregun e energjisë elektrike. (Ish-objekti i Bankës së Lubjanës, ora 11:15)

- Kryetari i Delegacionit të Kosovës, Ibrahim Makolli dhe ai i delegacionit të Serbisë Veljko Odalovic do të mbajnë konferencë për media lidhur me varrezën masive në Kizhevak të Serbisë. (Lokacioni i varrezës masive në Kizhevak  të Serbisë, ora 12:00)

- Shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarit N. M., i cili akuzohet nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, për veprën penale “vrasje e rëndë” pasi qe në  fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, i pandehuri dyshohet që pas mosmarrëveshjeve familjare, me një mjet të fortë - shufër metalike, godet bashkëshorten e tij në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, me ç’rast të ndjerës i ka shkaktuar plagë të cilat kanë qenë vdekjeprurëse. (Gjykata Themelore Gjilan, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtoren e Insitutit Hidrometeorologjik të Kosovës Letafete Latifi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë plotëson listën e dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike mban konferencë për media me rastin e dorëzimit të padisë për konflikt administrativ kundër vendimeve të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji”. (Para Pallatit të Drejtësisë, ndërtesa A, ora 14:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla pret në takim ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj ku pjesë e takimit do të jenë edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. (Objekti i MPJD-së, ora 14:00)