21 Mars 2019

Kosova dhe Greqia do të rrisin bashkëpunimin ekonomik

Prishtinë, 7 nëntor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm për çështjet ekonomike ndërkombëtare dhe bashkëpunim për zhvillim në Ministrinë e Punës së Jashtme të Greqisë, Ioannis Brachos, i shoqëruar me një delegacion të shtetit grek.

Në takim u diskutuan mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik të dy vendeve, rritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjes së shkëmbimit tregtarë dhe shkëmbimit të përvojave të mira në fushën e zhvillimit ekonomik.

Ministri Lluka, me këtë rast njoftoi delegacioni grek me zhvillimet ekonomike në vendin tonë, projektet kapitale dhe synimet e Kosovës për krijimin e klimës për  tërheqjen e investitorëve të huaj, e sidomos në fushën e IT-së, energjisë dhe metalurgjisë. Po ashtu i pari i MZHE-së, foli për rëndësinë e Agjendës së Konektivitetit në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt krijimit të një zone të përbashkët ekonomike.

Ministri Lluka njoftoi delegacionin e shtetit grek për projektin e parkut inovativ në Prizren. “Kosova synon të bëhet qendër rajonale për zhvillim të sektorit të teknologjisë informative”, tha ministri Lluka duke premtuar se bizneset kosovare do të jenë prezentë në Forumin Ekonomik që do të mbahet në Athinë në fillim të vitit të ardhshëm dhe që ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

Në anën tjetër, Sekretari grek për çështje ekonomike Brachos, duke falënderuar Ministrin Lluka për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim, tha se Greqia është e gatshme të ngritë në një nivel më të lartë bashkëpunimin ndërshtetëror për të gjitha çështjet të cilat do të ndihmonin në zhvillimin ekonomik të dy vendeve.

“Ne jemi këtu për të parë mundësit e rritjes së bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve. Ne duam që bashkëpunimi i deritashëm të shkoj në një nivel tjetër që do të rriste shkëmbimin tregtarë të dy vendeve, do të shkëmbinim përvojat e mira ekonomik dhe të rrisim investimet e dyanshme”, tha Sekretari i Përgjithshëm për çështjet ekonomike ndërkombëtare dhe bashkëpunim për zhvillim në Ministrinë e Punës së Jashtme të Greqisë, Ioannis Brachos

Ministri shfrytëzoi rastin të falënderoj ambasadoren e deritanishme greke, Constantina Athanassiadou për bashkëpunimin dhe t’i ofron bashkëpunim ambasadores së re greke në Prishtinë, Chryssoula Aliferi, që po shoqëronin në takim Sekretarin e Përgjithshëm për çështjet ekonomike ndërkombëtare dhe bashkëpunim për zhvillim në Ministrinë e Punës së Jashtme të Greqisë, Ioannis Brachos.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 mars 2019  
- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, do të jetë nikoqir i homologut të tij nga Mali i Zi, Srdjan Darmanoviq. (Ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 8:50)

- Përurohem hapësirat e reja të Shoqatës Down Syndrome Kosova qendra në Prishtinë. (Qyteza Pejton Lokalet e NPB-së, ora 9:00)

- Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezën me temë"Përgjegjësia juridike e shtetit për shkeljet e të drejtave të njeriut". (Institucioni i Avokatit të Popullit, ora 9:30)

- Instituti Demokraci për Zhvillim  organizon diskutim me rastin e publikimit të dokumentit të politikave “Matja dhe vlerësimi i politikave të riintegrimit”, (Hotel Sirius, ora 9:45)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ku do të diskutojë për hartat zonale, krijimin e zonave të gjelbra, veturat elektrike, policia mjedisore si dhe tema të tjera mes dy institucioneve. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 10:00)

- Mbahet konferenca e përbashkët për media e Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, dhe ministrit të jashtëm të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviq. (Ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 10:00)

Shoqata Down Syndrome Kosova organizon konferencen “Aftësia e Kufizuar Intelektuale në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin publik me temë "Platforma e Kosovës për dialog - realiteti apo fundi i dialogut?". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 10:30)

- SHL-Kosova themelon Rjetin e Qendrave Rinore të Kosovës ku edhe mban Kuvendin për zgjedhjen e Bordeve të këtij Rjeti. (Zyra e KDI-së, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin deputetët Glauk Konjufca dhe Arbërie Nagavci. (Holli i Kuvendit, ora 12:00)

- Ministri Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitoi Termocentralin Kosova B lidhur me prezantimin e fillimit të investimeve madhore mjedisore në Termocentralin Kosova B, nga ana e menaxhmentit të KEK-ut. (Termocentrali Kosova B në Obiliq, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate mbanë koferencë për media. (Selia Qendrore e PSD-së, në lagjen Arbëria.  ora 14:00)