18 Prill 2024

Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë bashkëpunimin teknik dhe financiar

Prishtinë, 12 shtator - Qeveria e Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë e përfaqësuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, do të nënshkruajnë “Marrëveshjen Kornizë”, marrëveshje kjo e cila rregullon bazën e bashkëpunimit teknik dhe financiar në mes të dy Qeverive.  

Pas nënshkrimit të marrëveshjes do të ketë prononcim për media në të cilën do të jepen detaje me të hollësishme te marrëveshjes.  

 Gjermania ka ofruar përkrahje të vazhdueshme për Kosovën që nga përfundimi i luftës nëpërmjet programeve të ndryshme zhvillimore.

 Republika gjermane është një nga donatorët më të mëdhenjë në Republikën e Kosovës dhe mbështet Kosovën drejt një zhvillimi substancial si dhe në rrugën e saj drejt bashkimit Evropian

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)