18 Prill 2024

Kosova dhe BE nënshkruajnë marrëveshjet për Doganën dhe Programin Fiskal

Prishtinë, 19 mars - Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, ka nënshkruar sot dy Marrëveshje me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, ku njëra është Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian, për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin Fiskal 2020 të Bashkimit Evropian, si dhe Marrëveshja tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin Dogana 2020 të Bashkimit Evropian.

Marrëveshjet janë nënshkruar gjithashtu edhe nga drejtori i Përgjithshëm për Taksat dhe Unionin Doganor në Komisionin Evropian Stephen Quest.

Pjesëmarrja e Kosovës në aktivitetet e këtyre dy programeve është në përputhje me objektivat, kriteret, procedurat dhe afatet e përcaktuara në Rregulloren (BE) Nr. 1286/2013 të Parlamentit dhe Këshillit Evropian, dhe  Rregulloren (BE) Nr. 1294/2013 të Parlamentit dhe Këshillit  Evropian.

Programi „Customs 2020“ mbështet bashkëpunimin në mes autoriteteve doganore të BE-së si dhe vendeve kandidate dhe atyre potenciale kandidate.

Ky program mundëson bashkëpunimin, trajnimin si dhe aktivitetet e përbashkëta të personelit doganor si dhe ofron financimin e sistemit të Teknologjisë Informative (TI) për të rritur shkëmbimin e informacionit në mes administratave doganore.

Sa i përket programit “ Fiscalis 2020”, politika tatimore e BE-së jep një kontribut të rëndësishëm në luftën kundër mashtrimit tatimor dhe mbështet mbledhjen e të ardhurave për buxhetet e BE-së dhe të shteteve anëtare.

Është një element kryesor në përpjekjet për të forcuar Tregun e Brendshëm të BE-së. Bashkëjetesa e sistemeve kombëtare të taksave ngre çështje të taksimit të dyfishtë dhe shtrembërimit të konkurrencës. Programi “Fiscalis 2020” ndihmon administratat tatimore në vendet pjesëmarrëse të gjejnë zgjidhje për këto sfida.

Nënshkrimi i këtyre dy Marrëveshjeve është edhe një tregues për avancimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, si dhe i jep mundësi Kosovës, si vend kandidat potencial për anëtarësim në BE, të ketë qasje në përvojat dhe bashkëpunimin në këto dy fusha me shtetet e BE-së, dhe vendeve të tjera pjesëmarrëse në këto dy Programe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)