19 Prill 2024

Kosova dhe Bahrejni do të rrisin bashkëpunimin strategjik dhe ekonomik

Prishtinë, 18 shkurt - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar ditën e djeshme një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bahrejnit, Dr.Abdullatif bin Rashid Alzayani.

Ministrja Haradinaj-Stublla u shpreh se gjatë telefonatës u diskutua për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy shteteve përmes rritjes së kontakteve mes institucioneve të dy shteteve.

“U dakorduam që Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Bahrejnit do të rrisin edhe bashkëpunimin ekonomik dhe strategjik, duke punuar përkrah partnerit tonë të përbashkët SHBA-ve, drejt një epoke të re të bashkëpunimit mes vendeve tona.”, u shpreh ajo.

Kryediplomatja e Kosovës gjithashtu ka përgëzuar homologun nga Bahrejni edhe për nënshkrimin e Marrëveshjeve të Abrahamit, mbi të cilat u shpreh se “hapin rrugën për paqe dhe rritje të bashkëpunimit rajonal në Lindjen e Mesme.”

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)