24 Qershor 2018

Korrupsioni dhe ekonomia informale sfidë e vazhdueshme në Shqipëri

Tiranë, 9 gusht - Korrupsioni dhe ekonomia informale janë një sfidë e vazhdueshme në ballafaqimin e shtetit me bizneset në Shqipëri. Inspektoriatet shqiptare kryen vitin e kaluar mbi 80 mijë kontrolle të planifikuara, ndërsa sivjet numri i inspektimeve po ulet, falë teknologjive të reja, që ulin shanset përkorruptim të inspektorëve nga biznesi.

Inspektoriati Qendror i Shqipërisë bëri sot të ditur se ka modernizuar kontrollin mbi bizneset në përpjekje për të ulur evazionin fiskal, për të goditur korrupsionin dhe shkelje ligjore të tjera.

Dokumentimi më i mirë i kontrolleve online dhe transparenca e tyre po shmang rryshfetet e vet inspektorëve gjatë kontrolleve të planifikuara dhe po ul ekonominë informale.

Reforma ligjore dhe përmirësimet teknike të kontrolleve janë pjesë e ndihmës disa vjecare që po u jep vendeve të rajonit USAID për të rritur ekonominë e rregullt dhe për të pakësuar evazionin fiskal.

Krahas USAID, inspektoriatet shqiptare kanë patur një mbështetje të vazhdueshme në përpjekjet e tyre edhe nga Banka Botërore, Bashkimi Europian dhe nga shtete e institucione partnere të perëndimit, duke nisur nga ndryshimet ligjore në ligjin për inspektimin dhe deri në ristrukturimin dhe pajisjen e tyre teknike.

Nisma e Inspektoriatit Qendror synon ndryshimin e mendësisë së inspektimit nga një proces ndëshkues për biznesin në një proces ndihmës për të.

Më shumë transparencë e profesionalizëm, besojnë ata, mund të shkëputin korrupsionin dhe lidhjet klienteliste të inspektorëve me bizneset abuzive, si dhe mund të arrihen standartet e prodhimit të kërkuara nga ligjet shqiptare dhe ato të BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Qershor 2018  - Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi Inject, organizon tryezën me temë 'Si ta parandalojmë dhunën ekonomike?', ku edhe do të prezantohet Iniciativa për Ndryshimin e Ligjit për Familjen, gjegjësisht saktësimi i dispozitave ligjore në lidhje me ndarjen e pasurisë së përbashkët bashkëshortore. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Komuna e Gjilanit dhe organizata “Let’s Do It Kosova' te mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizojn aksion pastrimi në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” në Gjilani. (Para teatrit të Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës  së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma 'Skënderbeu’, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes,  në Ferizaj, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Integrimit Evropian organizojn takimin iniciues për nisjen e programimit të programeve kombëtare për Kosovën, IPA 2019 dhe IPA 2020, të financuara nga Bashkimi Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin nr.06/L-072 për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj e viziton Komunën e Klinës ku do te takohet me Kryetarin Komunës, drejtorët dhe asamblistët. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj takohet me familjarë  të dëshmorëve, biznese lokale, persona nga fusha e artit, sportit, muzikës, OJQ, etj, të Komunës së Klinës. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 15:00)