07 Qershor 2020

Koronavirusi rrit papunësinë dhe shton radhët e të varfërve në botë

New York, 24 prill - Papunësia në SHBA arriti nivele të papara që nga Depresioni i Madh i viteve 1930, pasi 1 ndër 6 amerikanë është pushuar nga puna si rezultat I koronavirusit.

Mbi 4.4 amerikanë që kanë humbur punën paraqitën kërkesë për ndihma sociale javën e kaluar, njoftoi qeveria të enjten. Rreth 26 milionë amerikanë, ose popullsia e dhjetë qyteteve më të mëdha amerikane të marra së bashku, kanë bërë brenda pesë javësh kërkesë për ndihma papunësie. Kjo situatë ka shkaktuar një debat të ndezur se kur mund të rihapet aktiviteti ekonomik.

Gjashtë javë shpenzime rekord të qeverisë amerikane nuk kanë qenë të mjaftueshme për të frenuar dëmin që pandemia i ka shkaktuar ekonomisë së vendit dhe sektorit të shëndetit publik.

Qindra anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan do të mblidhen sot në Washington për të miratuar projektligjin për një ndihmë të përkohshme shtesë prej 484 miliardë dollarësh.

Bllokimet e qyteteve për të përballuar koronavirusin kanë detyruar miliona amerikanë që të aplikojnë për pagesë papunësie, ndërsa pronarët e bizneseve të vogla ndodhen përballë pikëpyetjes nëse do t’i rihapin ndonjëherë dyert.

Në shkallë globale, zbatimi i masave ndaj epidemisë po ndryshon. Disa vende si Bangladeshi, Malajzia dhe Greqia kanë zgjatur izolimin, ndërsa vende si Vietnami, Zelanda e Re dhe Kroacia kanë filluar të zbusin masat e izolimit.

Në Afrikë rastet me COVID-19 pësuan një rritje prej 43% javën e fundit. Këto shifra shoqërohen me thirrjet e OBSH se virusi mund të vrasë deri në 300 mijë vetë në Afrikë dhe të shtojë radhët e afrikanëve në varfëri me 30 milionë të tjerë.

Radhë të gjata janë formuar pranë qendrave që ofrojnë ushqim falas që nga El Paso e Teksasit e deri në Paris të Francës. Por kontinenti afrikan e ka ndjerë më rëndë goditjen.

Bashkimi Evropian është zotuar të ofrojnë 33 miliardë dollarë ndihma për komunitetet më të goditura në shkallë globale.

Të paktë janë ekonomistët që besojnë se situata e papunësisë në SHBA do të jetë e krahasueshme me Depresionin e Madh kur papunësia përllogaritej në 14% nga 1931-1940, duke arritur deri në 25% në një periudhë.

Por gjithsesi parashikohet një papunësi e lartë për vitin e ardhshëm dhe ndoshta edhe më gjatë.

Parashikohet gjithashtu që niveli i papunësisë të kalojë nivelin prej 10% të periudhës së recesionit të 2008-2009.
 
Megjithëse kriza është zbutur në vende si Italia, Spanja dhe Franca, ekspertët thonë se kërcënimi i një keqësimi tjetër mbetet i pranishëm.

Kancelarja gjermane Angela Merkel kritikoi disa shtete gjermane se po nguten me rihapjen e shpejtë.

"Nuk jemi në fazat e fundit të epidemisë, jemi në fillim. Sa keq sikur të kemi marrë hapa të parakohshëm dhe të ndëshkohemi për këto vendime,” tha zonja Merkel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës ndalon qarkullimin e automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes për shkak të zhvillimit të punimeve. (Segmenti “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, ora 10:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 15:00)