18 Prill 2024

Koordinohen me FMN-në për çështjen e borxheve dhe menaxhimin e riskut

Prishtinë, 17 gusht - Menaxhmenti i Administratës Tatimore të Kosovës, ka zhvilluar takim me drejtoret e Zyrave Regjionale, me qëllim që të diskutohet  rrjedha e aktiviteteve për periudhën janar-korrik 2017.

Në këtë takim drejtori i përgjithshwm i ATK-së, Sakip Imeri tha para drejtorëve se do të vazhdojmë me rritjen e trendit të të hyrave tatimore, zhvillimin e aktiviteteve me intensive lidhur me zbatimin e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, raportet e aktiviteteve operative; rimbursimet, kontrollet, si dhe kualiteti dhe kohëzgjatja e këtyre aktiviteteve. Po ashtu, drejtori Imeri tha se duhet të vazhdojmë me implementimin e raporteve të FMN-së për çështjen e borxheve dhe menaxhimin e riskut.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe Ministri i Financave, Agim Krasniqi, i cili tha se roli i ATK-së është shumë i rëndësishëm në funksionimin e shtetit, andaj ju inkurajojmë që të vazhdoni me këtë intensitet në realizimin e objektivave të parapara për këtë pjesë të vitit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)