29 Mars 2024

Kontrata 3 milionëshe, me shumë shkelje

Mitrovicë, 23 tetor - Sot organizatat e shoqërisë civile nga rajoni i Mitrovicës organizuan një konferencë për shtyp, ku u bë lansimi e Raportit të Monitorimit të tenderit - Qendra e riciklimit industrial për mbeturinat paraprakisht të klasifikar ose të përziera që kishte një vlerë prej 3 milion e 395 mijë euro.

Raporti i përgatitur nga organizatat: Community Building Mitrovica, Mundësia, 7 Arte, Civil Development Organization, Iniciativa Qytetare Skenderaj; konstaton se Komuna e Mitrovicës duke e shkelur Ligjin e Prokurimit Publik e ka kufizuar konkurrencën në tenderin 3 milion e 395 mijë euro.

Tenderi është iniciuar në pjesën e parë të vitit 2018, ndërsa kontrata është nënshkruar në shtator të vitit 2018. Komuna e Mitrovicës ka lidhur kontratë me konzorciumin “Alfa I & RECY technologies”, në vlerë prej 3,395,070 euro

“Kemi gjetur disa shkelje ligjore që janë bërë në këtë tender 3 milion e 395 mijë euro të Komunës së Mitrovicës. Këto shkelje, sado që duken të vogla dhe procedurale, kanë ndikuar që të kufizohet konkurrenca për këtë tender dhe në fund të shpërblehet me kontratë operatori i vetëm që ka qenë në garë”, ka thënë Kenan Beqiri, një nga autoret e këtij punimi.

Në raportin e publikuar thuhet se Komuna e Mitrovicës kur është bërë korrigjimi i gabimeve nuk i kishte zgjatur afatet siç kërkohen në Ligjin e Prokurimit dhe kështu ia ka pamundësuar operatorit “TEHNIX” doo - Kroaci dhe “TEHNIX” doo — Maqedoni që të ankohet.

“Përveç lëshimeve nga komuna e Mitrovicës, grupi ka gjetur se kishte shkelje edhe nga Organi Shqyrtues i Prokurimi. Kjo e fundit ka bërë shkelje gjatë shqyrtimit të ankesës duke iu referuar gabimisht ankesave që janë bërë. Këto gabime të OSHP-së kanë pasur ndikim direkt në vendimin final që ia ka mundësuar Komunës së Mitrovicës të nënshkruaj kontratën 3 e 395 mijë euro”, Erzen Isufi, një nga autoret e këtij punimi.

Grupi ka gjetur se janë bërë edhe dy lëshime nga Komuna e Mitrovicës. Komuna ka pranuar ofertë në gjuhën italiane, në kundërshtim me kërkesat e Ligjit të Prokurimit për të pranuar vetëm oferta në gjuhët zyrtare në Kosovë.

Përveç kësaj, Komuna ka lëshuar një gabim me rastin e hartimit dhe bashkëngjitjes në e-prokurim tek pjesa e përshkrimit të çmimeve në gjuhen angleze, pasi në tabelën e Excel nuk janë kalkuluar fare shpenzimet e doganës në vlerë prej 8%.

Kjo ka bërë që operatorët që kanë aplikuar duke u bazuar në dosjen në gjuhen angleze të ofertojnë gabimisht, pra pa i kalkuluar shpenzimet doganore.

Përkundër që kriter për dhënie të kontratës ishte caktuar “Çmimi ekonomikisht më i favorshëm”, që nuk e merr për bazë vetëm çmimin, grupi vlerëson se nënkriteret nuk ishin të matshme dhe relevante për këtë projekt.

Grupi Punues rekomandon që të respektohen afatet dhe kërkesat ligjore sa i përket hapjes së tenderëve, korrigjimit të gabimeve si dhe dokumentet dhe ofertat të pranohen vetëm në tri gjuhët zyrtare.

“Kryetari i Komunës duhet të sigurohet që lëshime të tilla nga stafi i prokurimit të sanksionohen në mënyrë që të parandalohet diskriminimi i OE, përkatësisht kufizimi i konkurrencës që rrezikon rritjen e çmimeve. Ndërsa, Paneli shqyrtues i OSHP-së duhet të sigurohet që mos të lëshojë gabime kapitale në vendimet e tyre”, ka thënë Gentiana Zeqiri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)