28 Shtator 2020

Komunat paguan mbi 12 milion euro për vendimet gjyqësore

Prishtinë, 17 janar - Lëvizja FOL, në kuadër të projektit “Transparencë dhe llogaridhënie komunale për taksapaguesit”, të mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, është në proces të monitorimit të pagesave komunale, të cilat rrjedhin si rezultat i vendimeve gjyqësore.

Elbasan Racaj nga Lëvizja FOL tha kanë monitoruar shumën e pagesave nga vendimet gjyqësore gjatë viteve 2017, 2018 dhe për periudhën janar – tetor 2019 në të gjitha komunat e Kosovës.

“Komunat gjatë periudhës janar-tetor 2019 kanë paguar në total shumën prej 12,458,861.00€, gjegjësisht mesataren prej 2.22% të buxheteve të tyre”, tha Racaj.

Sipas tij, në këtë periudhë, gjashtë komunat me më së shumti pagesa, krahasuar më buxhetet e tyre fillestare, kanë qenë:

1. Leposaviqi 1,334,356.02€ (28.74% të buxhetit komunal);
2. Ferizaj 3,726,38.85€ (10.08%);
3. Mitrovica e Jugut 1,254,422.54€ (6.33%);
4. Deçani 401,069.37€ (4.48%);
5. Gllogoci 550,829.24€ (3.63%); dhe
6. Kllokoti 40,421.92€ (3.26%).

Sa i përket vitit 2018 shuma e paguar nga komunat për vendimet gjyqësore kanë qenë rreth 16,360,705.42€ apo 3.28% të buxheteve të tyre.

Ndërkaq për vitin 2017 komunat kanë paguar shumën prej rreth 8,142,310.0€ apo mesataren prej 1.81% të buxheteve.

Sipasj Racajt, sfida kryesore, në mbledhjen e këtyre të dhënave ka qenë gjetja e të njëjtave në raportet financiare të komunave.

Një pjesë e komunave nuk publikojnë raporte financiare, kurse një pjesë tjetër e komunave raportet financiare i publikojnë në formate të ndryshme dhe vështirë të lexueshme nga publiku.

Lëvizja FOL, në kuadër të mbledhjes së këtyre të dhënave, ka shfrytëzuar raportet financiare të komunave, të dhënat e ofruara nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe të dhënat e publikuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Shtator 2020 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

-  Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në të cilën do të bëhët shqyrtimi dhe plotësimi i Planit të Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, ora N10, ora 9:30)

-  Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon aksionin protestues "Kundër plagjiaturës të përbashkuar", për denoncimin e plagjiaturave të udhëheqësve të ministrive të Arsimit në Kosovë dhe në Shqipëri, ministrit Ramë Likaj dhe ministres Evis Kushi. (Rruga Radovan Zogoviq në lagjen Pejton, para Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, ora 10:00)

-  Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Përfundimit të Kryesisë së Kuvendit dhe shqyrtimi i draft - Planit të Punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë bën përzgjedhjen e ekspertëve të jashtëm si dhe cakton intervistat për dëshmitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit në të cilën do të bëhet zgjedhja e Avokatit të Popullit. (Salla e Kuvendit, ora 12:00)

-  Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmin e dëshmitarit Beqë Cufaj  – Ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Mbahet paraqitja e parë e Salih Mustafës. (Salla e  gjyqit të Dhomave  të  Specializuara të Kosovës  (DHSK) në Hagë ora 15:00 - mund  të  përcillet edhe përmes transmetimit në Internet, me një vonesë të shkurtër në https://www.scp-ks.org/sq/transmetim)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori EMCDDA do të nënshkruajnë marrëveshje pune. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, salla P-01, ora 16:00)