29 Mars 2024

Komuna e Shtimes dhe Ujësjellësit "Prishtina" bashkërendojnë planet

Shtime, 1 nëntor – Zëvendëskryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ,,Prishtina,, sh.a. Kujtim Xhelili, zyrtari kryesor financiar Sokol Duraku dhe menaxheri i administratës Islam Caka, gjatë ditës së sotme takuan kryetarin e komunës së Shtimes Naim Ismajli dhe përfaqësues të tjerë të komunës.

Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen e përgjithshme të infrastrukturës aktuale të rrjetit të ujësjellësit, ujërave të zeza, furnizimin me ujë të pijshëm për Komunën e Shtimes  me fshatra, investimet kapitale, planet konkrete të bashkëpunimit, projektet specifike zhvillimore, sfidat dhe vështirësitë me të cilat po përballet Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” , borxhet e qytetarëve të kësaj komune ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, që të gjitha në kontekst të zgjerimit të rrjetit dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj konsumatorëve të kësaj komune dhe gjetja e një formule vetëdijësimi për pagesa të shërbimeve në mënyrë të vazhdimit të investimeve në këtë komunë nga ana e KRU "Prishtina" sh.a..

Komuna e Shtimes e kryesuar nga kryetari Ismajli tha se, me të gjitha kapacitetet e saj do e mbështesë fuqishëm këtë kompani në kontekst të avancimit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të investimeve si dhe trajtimit ndër institucional të çështjeve të sipër pëmendura.

Përgjatë diskutimeve të njëpasnjëshme, duke u zotuar për përkrahje të dyanshme, u dakorduan që të gjitha veprimet t’i ndërmarrin bashkërisht si:

Ngritjen e një Memorandumi Bashkëpunimi në mes të Kuvendit Komunal Shtime dhe KRU ”Prishtina” sh.a. me qëllim të bashkimit të projekteve investive mes vete si, zgjidhja e problemit me ujë të pijshëm e ndërlidhur me rezervuar dhe ujëra nëntokësore si dhe pagesa të rregullta për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit në mënyrë që kjo kompani t,i rrisë investimet kapitale në këtë komunë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)