18 Prill 2024

Komuna e Prizrenit diskuton për investimet kapitale për buxhetin 2021

Prizren, 24 gusht - Drejtoria për Ekonomi dhe Financa e Komunës së Prizrenit do të mbajë takim me shefat e grupeve të asamblistëve, për të diskutuar për kërkesat dhe sugjerimet lidhur me investimet kapitale që rekomandohen të përfshihen në buxhetin e vitit 2021.

Komuna e Prizrenit ka hapur thirrje për pranim të kërkesave dhe sugjerimeve për projektet kapitale që do të realizohen në vitin 2021.

Ndryshe nga vitet e kaluara, kur Komuna e Prizrenit ka organizuar dëgjime publike, këtë vit për shkak të situatës së krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe rekomandimeve të IKSHPK-së, Komuna e Prizrenit kërkesat dhe sugjerimet për buxhetin e vitit të ardhshëm do t’i pranojë në mënyrë elektronike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)