29 Mars 2024

Komuna e Prishtinës rifillon më shpërndarjen e shujtave për ata që kanë nevojë

Prishtinë, 19 mars -  Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga sot do të rifilloj më shpërndarjen e shujtave të ngrohta për gjithë ata që kanë nevojë.

Ushqimi sot do e shpërndahet në dy pika në kagjen Tophane dhe Aktash duke filluar nga ora 12:00.

Gjellë, sallatë, pemë dhe bukë do ketë dyfish më shumë sesa zakonisht për gjithë ata që kanë nevojë.

"Ushqimin vetëm mund ta marrin me veti. Ne e kemi blerë një numër të madh të pajisjeve plastike përmes së cilave mund të bartet ushqimi, mirëpo i inkurajojmë të gjithë që të marrin pajisje me vete."

"Jemi kujdesur që të gjithë ambientin ku do shpërndahet ushqimi ta kemi të dezinfektuar dhe brenda një niveli të lartë higjienik."

"Njëkohësisht, bëjmë thirrje që të gjithe përfituesit e shujtës se gjatë procesit të marrjes së ushqimit të mbajnë distancë në mes tyre gjatë pritjes në ren", thekson Komuna e Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)